Ndeshkohen me qellim

Nje ngjarje e pazakonte ne futboll ka ndodhur te marten mbrema ne Amsterdam ne fund te ndeshjes ndermjet Ajax dhe Real Madrid ku fituan spanjollet bindshem 40.
Ne fakt trajneri Jose Mourinho u ka kerkuar dy futbollisteve te tij dicka absolutisht te papare me heret Xavi Alonso dhe Sergio Ramos duhej te ndeshkoheshin me karton te kuq duke e vonuar ndeshjen ne menyre qe te pushojne ne ndeshjen e fundit ndaj Auxerre dhe t146u fshihen kartonet qe kishin marre ne ndeshjet e kaluara.
Te dy futbollistet qe ishin ndeshkuar me karton te verdhe gjate ndeshjes e kane vonuar lojen ne menyre te cuditshme duke mos e goditur topin per me shume se 10 sekonda. Mungesa e Alonsos dhe Ramos nuk do te ndihet aspak ne ndeshjen e fundit te fazes se grupeve pasi qe madrilenet tashme vec e kane siguruar kualifikimin.
Pas ndeshjes trajneri Jose Mourinho ka qene kategorik kunder kesaj akuze duke e kritikuar madje gjyqtarin se ishte rigoroz ne vendimet e tij. Ne nderkohe Federata Evropiane e Futbollit UEFA ka paralajmeruar se do ta shikoje me kujdes rastin ne xhirimet televizive per te marre me pas ndonje vendim.