E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shanset e fundit për pranimet në universitet

21/10/2009  Formulari A-3, nis sot plotësimi në drejtoritë arsimore, kandidatët afat vetëm 5 ditë

Çelet sot zyrtarisht afati i plotësimit të formularit A-3 për të gjithë kandidatët që ende nuk figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi të lartë për ndjekjen e vitit të ri akademik. Pranë të gjitha drejtorive arsimore në vend, do të realizohet sot shpërndarja e formularëve A-3, ku kandidatët do të kenë mundësi që të listojnë edhe një herë dhjetë preferenca, nëpërmjet të cilave i jep edhe shansin e fundit vetes për t’u shpallur fitues në universitetet publike për këtë vit. Aktualisht janë të përcaktuara me udhëzim të veçantë të publikuar nga MASH dhe kategoritë që do të lejohen të plotësojnë këtë formular. Ndërsa afti i dorëzimit të plotësuar të formularit A-3 do të jetë data 26 tetor 2009. Pas kësaj date të gjitha të dhënat do të grumbullohen pranë APRIAL-it, që do të marrë përsipër renditjen e re të fituesve sipas pikëve që kanë arritur në procesin e Maturës Shtetërore për këtë vit.

Plotësimi

MASH bën të ditur se janë rishpërndarë gjithsej 2257 kuota të parealizuara në të gjitha fakultetet publike të vendit. Këtyre kuotave do t’u bashkëngjiten edhe 600 të tjera, të cilat janë miratuar si programe të reja nga qeveria. Në formularin A-3 janë të listuara vetëm degët që kanë kuota të parealizuara, kandidatët janë të detyruar që përzgjedhjen e 10 preferencave ta bëjnë ndërmjet këtyre degëve. Para se të plotësojnë kuadratet, duhet të shohin pikët minimale të fituesit të fundit që është pranuar gjatë fazës së dytë të regjistrimeve për secilin program. Lidhur me procedurën e plotësimit specialistët këshillojnë: “Maturantë, kujdes në plotësimin e saktë të formularit A-3! Studiojeni, konsultohuni, provoni më parë në fotokopje dhe vetëm pasi të jeni të bindur për preferencat plotësoni formularin origjinal. Sipas rregullores, ju do të shpalleni fitues vetëm në një program studimi dhe programin e studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të degëve që do të përzgjidhni, ku merret bazë preferenca më e lartë.”

Shpallja

Në udhëzim përcaktohet se Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A-3 në përputhje me kuotat e rishpërndara. Ndërsa universitetet do të publikojnë listat e fituesve më 31 tetor 2009 në ambiente të dukshme. Një ditë më pas do të nisin procedurën e regjistrimit pranë të gjitha sekretarive mësimore. Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të Arsimit të Lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8:00 deri në orën 18:00. Për regjistrim kandidati të dorëzoje pranë sekretarive të fakulteteve dosjen me dokumentet origjinale të kërkuara. Për kandidatët që ndërrojnë degë do të kërkohet edhe vërtetimi i çregjistrimit nga dega ku ishin regjistruar nga fazat e mëparshme, vetëm me këtë dokument do të pranohen në degën e re. .

Ministria e Arsimit

Reforma q d zhvillohet në arsimin profesional

Përcaktohen ndryshimet e reja që do të zbatohen në arsimin profesional dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm. Gjatë ditës së djeshme kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, bëri publike objektivat e institucionit në prezantimin e fazës së dytë të projektit “Albvet”. Sipas ministrit, arsimi profesional në Shqipëri ka hyrë në fazën e një reformimi të thellë. Arritjet e këtij programi i përkasin reformës kurrikulare, përmirësimit të infrastrukturës dhe trajnimit të mësuesve. AFP-ja është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie në fushën e arsimit, pasi konsiderohet si rruga më e sigurt për rritjen e shkallës së punësimit në Shqipëri. “Nga reforma e sistemit të AFP-së pritet një sistem që garanton një shkollim profesional, që krijon shanse reale punësimi dhe vetëpunësimi, një sistem që mobilizon në mënyrë sistematike të gjithë aktorët, pushtetin vendor, bashkitë e komunat si dhe komunitetin në tërësi. Ndërkohë Ministria e Arsimit inkurajon shkollat e larta të hapin kurse të shkurtra dhe ato të masterit për mësuesit e shkollave profesionale. Gjithashtu cilësia kërkon edhe një infrastrukturë fizike e laboratorike, praktikë moderne, të mësimdhënies”, - cilësoi Tafaj. Risi do të jetë edhe mbështetja e nxënësve me bursa

Fituesit e fazës 3

Universitetet nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë.

Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A-3 kandidatët që “nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t’u regjistruar në fazën e parë e të dytë, ata që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010. Gjithashtu do ta plotësojnë edhe ata që janë fitues të regjistruar në një program studimi, por që preferojnë të ndjekin atë program studimi.”

Specialistët këshillojnë: “Maturantë, kujdes në plotësimin e saktë të formularit A-3! Studiojeni, konsultohuni, provoni më parë në fotokopje dhe vetëm pasi të jeni të bindur për preferencat plotësoni formularin origjinal. Sipas rregullores, ju do të shpalleni fitues vetëm në një program studimi dhe programin e studimit tuaj të preferuar e përcaktoni me plotësimin e saktë të degëve që do të përzgjidhni, ku merret bazë preferenca më e lartë.

- Lista e programeve të studimit në vitin akademik 2009-2010 zë pjesën më të madhe të formularit A-3. Maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë për të gjetur programet e studimit që preferojnë. Për secilin universitet të Shqipërisë janë renditur të gjitha programet e studimit që kanë kuota bosh. Përpara çdo programi ka një numër me 3 shifra, që përfaqëson atë program studimi si dhe një kuadrat bosh, i cili duhet të plotësohet.

- Në të djathtë lart të formularit A-3 ndodhen 10 kuadrate me numrat rendorë përkatës nga 1 deri në 10, që përfaqësojnë numrin e preferencës. Për plotësimin e këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes. Për secilën preferencë ka 3 (tri) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër e qartë dhe pa korrigjime. Numri i formuar në këto kuti përfaqëson numrin e programit të studimit që keni zgjedhur për secilën nga dhjetë preferencat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›