E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndëshkoni drejtorin ose do bëj vetëgjyqësi”

• “Drejtori i shkollës është përgjegjës për vdekjen e tim biri.DEVOLL/ JORGJETA GJANÇIAi duhet të hetohet nga drejtësia ose unë dhe njerëzit e mi do të arrijmë në vetëgjyqësi”. Rreth 1 javë nga vetëvarja e 17-vjeçarit Mikel Ajçe, gjimnazistit nga Devolli, i ati i tij mendon veprime ekstreme. Sipas tij, në këtë pikë ka arritur pasi Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim për ngjarjen. Pse ky reagim pas vendimit të djalit tuaj për t’i dhënë fund jetës?Djalin tim e vrau drejtori i shkollës, Alfred Mulla. Këtë gjë dua ta them publikisht dhe dua që shteti të verë dorë për zbardhjen e së vërtetës. Ai vërtet nuk shkoi ta varte në pemë, por me presionin psikologjik që i bëri dhe me mënyrën aq të egër si e flaku në mes të katër rrugëve, e detyroi të shkonte në vetëvarje. Mikelin e përcolla në datën 20 shkurt, ora 08:00 në shkollë. Në mes të orës së dytë të mësimit, drejtori, i thirrur nga mësuesja në klasë për një nxënës tjetër, i thotë Mikelit: “Ti merr çantën dhe ik, je i përjashtuar nga shkolla për një vit”. I takonte këtij drejtori që të më thërriste mua si prind dhe të ma dorëzonte djalin, siç unë ia kisha dorëzuar atij për ta mësuar, jo ta nxirrte nga shkolla aq brutalisht dhe pa më sinjalizuar mua se çfarë kishte vendosur ai apo komisioni disiplinor. Ndryshe do t’i qëndroja djalit afër e do ta kisha djalin gjallë. Duke qenë me sedër dhe i vrarë në shpirt, nuk më erdhi fare në shtëpi as atë ditë, as të nesërmen edhe pse e kërkova kudo. Me çantën e shkollës me vete shkoi nga gështenjat dhe atje është vetëvarur. Unë si baba dhe gjithë familja e kemi marrë vesh çfarë kishte bërë vetëm në orën 16:00 të datës 21 shkurt, kur na thirri policia. Sa herë ju kanë thirrur në shkollë për sjellje jo të mira të djalit? Në gjithë jetën shkollore të Mikelit prej 11 vjetësh, jam thirrur vetëm një herë në shkollë, në datën 17 shkurt nga drejtori Alfred Mulla, se djali kishte ndërhyrë te një mësuese për të mos i nxjerrë një shok nga klasa. Ai u bërtiti djemve për 1 orë, ndërsa ne na tha asgjë për përjashtimin e tyre nga shkolla. Pas tri ditësh shkoi në klasë dhe ma dëboi djalin. Keni biseduar për këtë gjë me drejtorin e shkollës?Ku ta gjej, ai nuk erdhi as të më ngushëllonte, vetëm dy mësues më erdhën për ngushëllim. Djalin ma përcollën 10 mijë vetë në varreza, mësuesit jo. Ata kishin frikë nga drejtori. U tha se djali kishte shkruar që të mos vinin në varrim drejtori dhe mësuesit, po kush e lexoi atë letër. Po të kishte ardhur atë ditë nuk do ta kisha dëbuar, përkundrazi do të më shërbente për ngushëllim. Deri ku kanë shkuar hetimet rreth shkaqeve të vetëvarjes së Mikelit?Kam mendimin se dosja është mbyllur pa u bërë fare hetime. Sot pas 6 ditësh askush nga policia apo Prokuroria nuk më ka ardhur të më pyesë për atë që ndodhi. Kam shkuar dy herë në Prokurorinë e Korçës të interesohem se kush po heton rreth ngjarjes dhe më thanë se nuk është caktuar akoma prokuror për këtë çështje. Kjo gjë më ka revoltuar dhe dua t’i bëj apel presidentit, kryeministrit dhe t’u kërkoj që çështjen e tim biri t’ia ngarkojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nëse drejtësia nuk gjen fajtorët unë dhe njerëzit e mi do të kalojmë në vetëgjyqësi. Nuk e fal gjakun e djalit si me qenë një pulë. Nëse do të vinte drejtori i shkollës t’ju ngushëllonte si do reagonit? I kaloi radha asaj vizite. Drejtori i shkollës e tregoi se nuk është të paktën një qytetar i Bilishtit. Nuk e meriton të jetë drejtor shkolle, e tregoi me veprimet e tij se nuk është edukator i mirë, por persekutor i nxënësve të tij. Në duart e tij janë 700 nxënës të tjerë që për mendimin tim janë të kërcënuar nga arroganca dhe prepotenca e drejtorit dhe e servilëve rreth tij. Kam shumë mësues që më thonë se djali im nuk ishte problematik në shkollë. Ky drejtor di t’i vrasë fëmijët edhe me fjalë, edhe t’i përbaltë siç po bën me tim bir tani pas vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›