E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga, dhunoi sekretaren e “Skënderbeu”

• KORÇE – Policia e Korçës arrestoi dje në mëngjes një person, i cili akuzohet se për shkak të detyrës ka qëlluar sekretaren ekzekutive të Klubit sportiv “Skënderbeu” në të njëjtin qytet.Renato Çepa, 41 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, është arrestuar në flagrancë nga policia me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Sipas burimeve zyrtare të policisë, i akuzuari ka qëlluar shtetasen me iniciale T.M e cila mësohet se kryen detyrën e sekretares ekzekutive të klubit shumë sportesh “Skënderbeu”. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave për shkak të detyrës së gruas së dëmtuar nga ngjarja. Policia ka marrë në kohë informacion për ngjarjen dhe ka arritur që menjëherë të arrestojë në flagrancë autorin e krimit. Dosja penale me akuzën e ngritur ndaj tij i është përcjellë Prokurorisë për ndjekje penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›