Ndihma ekonomike, 7.500 familje "fluturojne" nga skema
Rreth 7.500 familje kane dale nga skema e ndihmes ekonomike, per nje vit. Lajmin e ka bere te ditur Mihal Naco, drejtor i Sherbimit Social Shteteror. Sipas tij, nese per 2009, ne skeme jane perfshire rreth 93.500 familje, nje vit me pare kane qene perfituese rreth 101 mije familje. Sipas drejtorit Naco, mosbashkepunimi mes pushtetit vendor dhe atij qendror, ka sjelle abuzime ne kete skeme, duke lejuar te perfitojne familje, qe nuk plotesojne kriteret. "Te merren masa qe jane per ndjekje penale, per gjobe, nje pjese e ketyre masave ne rastet me te medha, nuk zbatohen dhe kjo zbut pergjegjesine qe duhet te tregojme te gjithe me qellim, qe ndihma ekonomike t'i shkoje atij personi qe ka vertet nevoje", beri te ditur Mihal Naco. Sipas drejtorit te Sherbimit Social, qarqet me varferi me te madhe, kane edhe numrin me te madh te familjeve qe marrin ndihme ekonomike, si Shkodra, Dibra, Lezha, Kukesi, Tirana, Elbasani dhe Korca. "Qarqet me problematike jane Qarku i Shkodres, Dibres, Kukesit, Tiranes, Lezhes dhe Elbasanit", vijoi Naco. Per vitin 2009, buxheti i vendosur nga qeveria, per skemen e ndihmes ekonomike shkon ne 4,2 miliarde leke. Megjithate, ndihma ekonomike pritet te zgjerohet me kategori te reja qe deri me sot perjashtoheshin sipas ligjit te vitit 1995 per sherbimet shoqerore. Ne projektligjin e derguar ne qeveri nga Ministria e Punes, skemes se ndihmes ekonomike i jane shtuar edhe dhjete kategori te reja qe do te perfitojne te ardhura nga shteti. Ne keto kategori bejne pjese grate e dhunuara, jetimet, femijet e biresuar etj.
Skema e re
Disa nga keto grupe qe jane identifikuar per t'u futur ne skeme jane jetimet dhe viktimat e trafikimit, jetimet mbi 25 vjec, te papune si dhe prinderit me me shume se 2 femije te lindur njeheresh", tha para pak kohesh drejtori i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco.
Skema e re
Disa nga keto grupe qe jane identifikuar per t'u futur ne skeme jane jetimet dhe viktimat e trafikimit, jetimet mbi 25 vjec, te papune si dhe prinderit me me shume se 2 femije te lindur njeheresh", tha para pak kohesh drejtori i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco.