"Grabitjen e planifikuam per dy jave"
Durres- Tre te arrestuarit si te dyshuar per vrasjen ne grabitje te kambistit Agush Hyzoti, rrefejne para trupin gjykues, si pergatiten sulmin ndaj ish-oficerit, prita e zene dhe se si u doli situata jashte kontrollit mbremjen e se shtunes. Gjykata e Faktit ne Durres, ka dhene dje masen e sigurise "arrest me burg" per te akuzuarit Luis Vangjeli 26 vjec, fqinj i te ndjerit, Kevin Ranxha 31 vjec dhe Marvin Ranxha 25 vjec, qe te dy me banim ne Elbasan.
Ka qene prokurori i ceshtjes Sokol Nishani, ai qe e ka kerkuar dhenien e nje mase te tille nen argumentin se disponohen provat e nevojshme te fajesise se te pandehurve. Sipas Nishanit, te dyshuarit kane pohuar vrasjen dhe akuza ka prova kunder tyre, si gjurmet e gishtave ne armen e krimit "Kallashnikov", gezhoja dhe mjetin motociklete. Ai ka bere te ditur edhe skemen e krimit sipas rrefimit te te ndaluarve, qe dje para trupit gjykues pranuan akuzat e "vrasjes ne bashkepunim ne grabitje" dhe "armembajtjes pa leje".
Te dyshuarit kane treguar hap pas hapi, duke kerkuar meshire para gjykatesit, ndersa masat e sigurise kane qene te rrepta. "Kishim plot dy jave qe studionim terrenin, duke filluar nga orari i punes, ne agjencine e kembimit valutor, levizjet e viktimes, oren kur ai vinte dhe ikte nga puna, etj", kane rrefyer ata. Me tej jane interesuar per zonen ku banonte dhe rruget nga ku mund te leviznin pas grabitjes. Diten e krimit, te tre autoret e dyshuar, Luis Vangjeli dhe kusherinjte Kevin e Marvin Ranxha, e kane ndjekur nga pas kambistin 45-vjecar, qe nga agjencia e kembimit valutor, qe ndodhet ne qender te qytetit dhe deri tek kati i dyte i pallatit ku ai banonte. Luis Vangjeli, duke qene komshi i kampistit, ka qendruar prane pallatit ku i ndjeri banonte, per ta mbajtur nen vezhgim nga afer.
Sapo ish-oficeri ka arritur ne hyrje te pallatit, eshte ndalur nga 26-vjecari, i cili se bashku me njerin nga kusherinjte i kane kerkuar parate qe kishte me vete. "Kambisti 45-vjecar nuk iu bind urdhrit tone dhe ne hasem ne kundershtimin e tij", tregoi njeri prej autoreve te dyshuar. Ne keto rrethana, dyshohet se Luis Vangjeli e ka qelluar ate me automatik me dy plumba dhe me pas bashke me Marvin Ranxhen, jane larguar nga vendi i ngjarjes me nje motor, ku i priste pak metra me tej edhe Kevin Ranxha.
Po ate dite, tre autoret e ekzekutimit makaber te kampistit, kane mundur te largohen nga Durresi ne drejtim te Elbasanit me rreth 20 mije euro dhe 1milione leke te grabitura viktimes. Vetem pas degjimit te te dy paleve, trupi gjykues vendosi te lere ne fuqi masen e sigurise "arrest me burg", e kerkuar nga organi i akuzes. Tre te rinjte akuzohen per vrasje me grabitje ne lagjen nr. 11 te Durresit. Hyzoti mori dy plumba ne trup dhe nderroi jete ne spital, pasi u dergua nga banoret e lagjes qe e gjeten te pergjakur.
Kapja e te dyshuarve ne 24 ore
Dy kusherinjte Kevin dhe Marvin Ranxha u kapen ne Elbasan nje dite pas krimit, ndersa gjate kontrollit te baneses iu gjeten 20 mije euro dhe nje sasi lende narkotike, e llojit hashash qe u sekuestruan ne cilesine e provave materiale. Luis Vangjeli u kap ne banesen e vjehrrit te tij ku dhe ishte fshehur menjehere pas sulmit te dhunshem, me pasoje vdekjen e ish-oficerit kambist, baba i tre femijeve. Menjehere pas ngjarjes agjentet zbuluan ne nje distance te larget nje motociklete, me te cilen ishin larguar dy te dyshuarit, nje arme automatike tip "Kallashnikov", me te cilen sipas ekspertizes balistike eshte qelluar ne drejtim te 45-vjecarit dhe nje maske qe e ka perdorur i dyshuari Luis Vangjeli per te mos u njohur nga fqinji i tij qe mbeti viktime. Policia e Durresit, e konsideron ngjarjen te zbardhur plotesisht dhe motivi i saj ka qene grabitja me pasoje vrasjen.
20 Mije Euro dhe 1 milione leke i jane grabitur pas vrasjes, ish-oficerit qe ushtronte zanatin e kambistit ne agjencine e tij valutore ne qytetin e Durresit. Ndersa kthehej ne banese mbremjen e se shtunes, Agush Hyzoti eshte sulmuar nga dy te rinj, qe e vrane ne grabitje.
Enkeleda Arapi