Vodhen kazanin e rakise dhe "Kallashin", pranga te miturve
Kater adoleshente nga qyteti i Maliqit kane rene ne prangat e policise, si autore te vjedhjes se nje kazani rakie dhe te nje "Kallashnikovi", ne nje prej magazinat e ketij qyteti. Policia beri te ditur se jane arrestuar K. XH, 16 vjec, bashkemoshataret e tij, E. M., A. P., dhe M. P., te kater nga qyteti i Maliqit. Dy dite me pare, ata dyshohet se kane hyre ne nje magazine ne pronesi te Astrit Z., duke vjedhur nje kazan prej bakri, qe sherbente per te nxjerre rakine dhe nje arme automatike qe e kishin gjetur aty. Nen hetim eshte vene edhe pronari i magazines per "armembajtje pa leje".
D. Z.
D. Z.