E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj, firmos shkarkimin e drejtorit te Rrogozhines

Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj firmosi dje shkarkimin nga detyra te drejtorit te burgut te Rrogozhines, Ylli Zdrava, pas skandalit te publikuar pak dite me pare ne emisionin "Fiks Fare" per afera korruptive. Shkarkimi i drejtorit, u be pasi nje grup kontrolli nga SHKB e burgjeve, verifikoi denoncimin e "Fiks-it". Vete drejtori Zdrava, sipas burimeve, pas publikimit te videos, ka paraqitur doreheqjen prane zyres se ministrit Alibeaj. Firmosja e shkarkimit eshte bere nga numri nje i institucionit te drejtesise, sapo eshte kthyer nga vizita 3-ditore ne Itali. Ne emisionin e transmetuar tre dite me pare, dukej qarte shoferi i drejtorit te burgut, ne te njejten kohe vellai i drejtorit dhe sekser per te mbaruar punet e tij, i cili negocionte per te siguruar leje per te burgosurit ne kembim te parave. Filmimi me nje kamera te fshehte, denoncoi fenomenin ne kete burg, ku sekseri i vendosur nga drejtori u kerkoi gazetareve nje tarife prej 100 euro per cdo dite te lejes se te burgosurit. Shifra prej 500 eurosh, e ka nxjerre nga burgu te denuarin me leje pese ditore ne nje kohe rekord. Shoferi i drejtorit pranon se parate i ka per shefin e tij, duke dhene shenja se kjo afere kishte kohe qe zhvillohej ne kete burg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›