E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekste falas per nxenesit e varfer

Keshilli i Ministrave, perjashton nga detyrimi i blerjes se librave shkollore disa kategori

Tekste shkollore falas per nxenesit qe vijne nga familje qe ndodhen ne skemen e ndihmes ekonomike. Ky eshte vendimi me i fundit i qeverise, qe merret vetem pak muaj para fillimit te vitit te ri shkollor 2009-2010. Kryeministri tha se ky vendim merret ne kuader te nismave dhe perpjekjeve te qeverise, per te luftuar varferine dhe per te siguruar mundesite e shkollimit me tekste, per te gjithe ata femije qe nuk kane kushtet ekonomike.

Vendimi

Kryeministri i vendit Sali Berisha, tha pas miratimit te vendimit se "shteti qendron ne anen e femijeve, pasi nuk mund te lejojme qe ai qytetar, qe ka veshtiresi te paguaje shumen e rimbursimit, ta lere femijen e tij pa tekste dhe pa shkolle". Ne kete menyre, femijet qe vijne nga familje qe marrin ndihme ekonomike, nuk do t'i blejne librat, pasi atyre do t'u "dhurohen" nga shteti. Kryeministri Berisha vleresoi se ky hap eshte shume i rendesishem ne rrafshin njerezor, por eshte nje hap shume i madh dhe i rendesishem edhe per arsimin, pasi nuk do te kete me nxenes qe t'u mungojne librat ne shkolle. Deri tani, nuk ka pasur subvencionim absolut, por ne mase te kufizuar per nje sere kategorish. Keshtu, sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit, jetimet, paraplegjiket dhe tetraplegjiket subvencionohen ne masen 70 per qind te vleres se nje pakete librash. Nderkohe qe, femijet qe benin pjese ne familje me skeme ekonomike, subvencionoheshin ne masen vetem 60 per qind nga shteti. Kjo shifer vlente per nxenesit e shkollave 9-vjecare, pasi e njejta kategori qe kryente mesim ne gjimnaze, perfitonte vetem 40 per qind te vleres, si subvencionim nga shteti.

Skema e re

Kryeministri i vendit Sali Berisha, vuri ne dukje se ka defekte shume serioze ne skemen e shperndarjes se ndihmes ekonomike. "Une kam te dhena shume te qarta, se kjo ndihme shperndahet nga Keshillat Komunal e Bashkiak, me nje fare barazitizmi, qe vjen teresisht nga koncepti dhe mentaliteti socialist, sepse ne ate periudhe kur shqiptaret ndanin varferine, mendohej se pothuajse te gjithe ishin njesoj dhe meritonin njesoj. Ky koncept duhet te zhduket", tha kryeministri. Sipas tij, duhet te detajohet sa me shpejt skema e familjeve ne nevoje ekstreme. "Nuk mund te jete njesoj ai qytetar qe merr 400 apo 500 dollare ne muaj, me ate qe merr 180-200 dollare ne muaj. Nuk eshte njesoj ekonomia e atij qytetari qe ka 1 apo 2 femije, me ate qe ka 5-6 a 9 femije. Duhet t'i leme menjane keto barazi qe nuk bejne gje tjeter vecse thellojne varferine", tha Berisha ne fjalen e djeshme, gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave.

Subvencionimi Ishte Behet

Jetimet, paraplegjiket, tetraplegjiket: 70% 100%

Arsimi 9-vjecar

Femijet e familjeve qe marrin ndihme ekonomike 60% 110%

Shkollat e mesme

Femijet e familjeve qe marrin ndihme ekonomike 40% 100%

Rishperndarja

Sipas kryeministrit shperndarja e re e skemes se ndihmes ekonomike, do te behet duke llogaritur te ardhurat e familjeve ne nevoje. Sipas tij, nuk mund te marre njelloj ndihme si nje person qe eshte prane kufirit te varferise, si ai eshte ekstremisht i varfer.

Evidentimi

Sic beri me dije kryeministri, prefektet kane filluar te bejne nje pune shume te mire, qeverite vendore gjithashtu. Dora-dores ato po identifikojne keto familje, qe nuk jane kaq te shumta, por qe ekzistojne dhe ndaj ketyre familjeve, skema e ndihmes ekonomike do te jete tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›