E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton supergrabitja e bankes dy te arrestuar

Deshton grabitja e bankes e cila pergatitej te bastisej me nje tunel te hapur ne tavanin e katit te nendheshem te arshives se bankes vend ne te cilin mendohet se ndodhej thesari i bankes. Policia arrestoi dy te dyshuarit Tahir Belegu 55 vjec banues ne rrugen Myslym Keta dhe Taulant Troplini 36 vjec banues ne rrugen Hoxha Tahsim. I pari sipas burimeve te policise njihet si ndertues por edhe me precedente te meparshem penale ndersa i dyti ka nje cv- te pasur dhe njihet mjaft mire nga policia pasi ne vitin 2003 eshte arrestuar bashke me dy perpersona te tjere me akuzen e grabitjes me arme ne bashkepunim te orkestres se nje dasme.

Madje parate e vjedhura orkestres personat i kishin fshehur ne daullen e orkestres. Arrestimet e Troplinit dhe te Belegut u njoftuan dje zyrtarisht nga Drejtoria e Policise se Tiranes ne nje konference shtypi te drejtoprit te Policise se Qarkut Tonin Vocaj. Ai tha se nderhyrja e policise kishte parandaluar grabitjen e bankes ndersa personat kishin kohe qe mbaheshin nen vezhgim.

Hetimi
Menjehere pas zbulimit mesohet se nje grup special i njesise se vezhgimit mori detyren qe te mbikeqyrte zonen ku mendohej se punonin personat. Ne pak kohe u arrit te gjendeshin telefonat dhe me pas ata mbaheshin ne vezhgim per levizjet e tyre. Nje here mesohet se te arrestuarit nderruan numrat e telefonave ndersa efektivet e vezhgimit i siguruan serish duke bere qe ata te mbaheshin nen pergjim dhe vezhgimin e tyre. Burimet thone se levizjet e perditshme te personave jane filmuar dhe fotografuar nga efektivet e ngarkuar per kete pune deri diten e marte ne mbremje kur te dyshuarit hyne ne dyqanin e marre me qera me mendimin se ishte momenti.


Arrestimi
Ne mengjes rreth ores 0300 personat pas disa oresh qendrimi ne dyqan futen kameren e vezhgimit ne tunelin e hapur prej tyre ne tentative per te vene re edhe nje here ne brendesi te bankes. Me pare ata po mbaheshin nen vezhgim nga forcat e policise qe ndodheshin ne nje objekt tjeter ngjiture me ta. Pas konfirmimit per goditjen ne vend jane mbledhur ne pak minuta dhjetera furgone policie qe mbyllen goditjen me nderhyrjen e RENEA-s. Ne momentin e arrestimit policia bllokoi sende te ndryshme si kamera vezhgimi mjete metal prerese oksigjen per kete qellim acid me te cilin mendohet se ishte gerryer betoni i tavanit te nderteses e objekte te tjera qe sipas policise jane perdorur ne veprimet e te arrestuarve.


Grabitesit moren dyqan me qera

TIRANE- Tre muaj te shkuara Taulant Troplini 36 vjec dhe Tahir Belegu 55 vjec lajmeruan ne nje gazete njoftimesh se kerkonin nje dyqan me qera ne katin e pare te ndonje godine qe ndodhej ne rrugen e Barrikadave ne bllokun e kullave 9- kateshe. Pas verifikimeve te varianteve te telefonatave te here pas hershme ata i kishin refuzuar deri sa plaku i moshuar i telefonoi atyre se kishte nje objekt per te dhene me qera ne vendin qe ata kerkonin. Edhe kete here me shume dyshim Troplini dhe Belegu mberriten ne dyqanin e ofruar nga burri i moshuar me ze te ngjirur emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia. Sapo ata kishin pare dyqanin qe iu ofronte plaku per nje qera te konsiderueshme por ne raport me ate qe pritej te fitohej qiraja ishte qesharake. Menjehere personat sipas burimeve te policise kishin pranuar ndersa i kishin telefonuar burrit te moshuar Jemi ata personat qe pame dyqanin do ta marrim me qira- mesohet te kene pohuar burrat ndersa menjehere eshte bere parapagimi i qirase. Ky eshte nje nga versionet e dala nga policia ne lidhje me faktin se si ka nisur tentativa e grabitjes se bankes se nivelit te dyte qe ka seline ne rrugen e Barrikadave pjese e nje grupi italo- amerikan.
Tentativa e grabitjes u zbulua pak dite me pare nga specialistet e zyres se hetimit te grabitjeve dhe vjedhjeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes ndersa dje operacioni i koduar Urith arrestoi Taulant Troplinin dhe Tahir Belegun dy personat qe sipas policise dyshohet se jane perfshire ne tentativen e grabitjes se bankes. Vec tyre
mesohet se policia ka shpallur ne kerkim edhe nje person tjeter qe mendohet se eshte bashkepunetor i te arrestuarve identiteti i te cileve nuk jepet. Sipas deklarates zyrtare te dhene prej kesaj te fundit hetimi i kryer me metoda speciale prej me teper se dy muajsh pritej te finalizohej ne diten kur personat do te tentonin te futeshin ne banke dhe pritej te realizonin grabitjen. Nese kjo e fundit do te ishte realizuar hetuesit thone se ndoshta do
te kishte qene nje nga grabitjet me te medha te kryera ndonje here ne banke.

Sipas hetimit qe nga dita e marrjes me qera personat kane punuar per te gjetur menyren per tu futur ne pjesen e nendheshme te saj. Pak jave me pare ata mesohet se kishin nisur te grumbullonin ne dyqanin e tyre materialet e nevojshme qe duheshin. Ne
dyqan jane grumbulluar bombola oksigjeni pajisje per prerje me oksigjen acid dhe pajisje per shkrirje me acid te betonit radio policie kamera vezhgimi me fibra optike
lopata xheniere etj. Ne pak kohe punepersonat arriten te hapnin nje grope qe
binte mbi tavanin e arshives se bankes e madje kishin arritur te fusnin aty edhe kameren e vezhgimit e cila zgjatej me fibren optike. Sipas burimeve te policise ne kete filial te bankes ndodhej thesari kryesor i i saj vlera e te cilit mendohet se kap nje shume te konsiderushme e cila gjithsesi nuk eshte bere e ditur nga policia.

Hetuesit pohojne se kasaforta kryesore e bankes ndodhej pikerisht ne pjesen e arshives se bankes ne katin e nendheshem te saj ku edhe po kerkonin dy te arrestuarit. Kerkimet e tyre perfunduan mengjesin e djeshem kur policia e kryeqytetit i rrethoi ata duke iu bere thirrje qe te dorezoheshin duke rene mbi ta si nje rrufe mbi qiell te hapur pasi mendonin se ishin prane realizimit te endrres qe jo vetem mund ti bente te pasur por mbase edhe mund ti fuste ne histori per ate qe mund te kryenin.

Nuk dorezoheshin RENEA i prangos ne pak sekonda

Nje efektiv i forcave te RENEA-s pak ore pas nderhyrjes se realizuar dje ne mengjes ne rrugen e Barrikadave vetem pak metra larg Prokurorise se Pergjitshme ku ndodhet banka qe u tentua te grabitej rrefeu dje per Shekullin me detaje operacionin e realizuar nga Policia e kryeqytetit ne bashkepunim me ta. Efektivet e forcave te RENEA-s jane thirrur ne mesnate ne sherbim me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise per tu derguar ne adresen e dyqanit ku mendohej se po pergatitej grabitja. Drejtuesit e policise se kryeqytetit dhe te operacionit te koduar prej tyre Urithi kerkuan ndihmen e forcave te RENEA-s per shkak se nga dera e dyqanit te marre me qera nga te arrestuarit ishte e mbyllur dhe se thirrjeve te Policise asnje prej te arrestuarve nuk iu eshte pergjigjur ndersa dyshime e hetuesve dhe te specialisteve te njesise operacionale ishin se
personat mund te kishin arme me vete. Ky fakt mund tiu kushtonte jo pak strukturave te policise dhe per kete fakt eshte kerkuar nderhyrja e RENEA-s si force e specializuar. Si zakonisht efektive te ketij reparti mbeten gjithmone anonime duke mos u identifikuar per shkak te statusit te tyre.

Nuk eshte dashur shume kohe qe trupat e gatshme qe kryenin ne repart sipas grafikut te gatishmerise te mberrinin ne adresen e kerkuar. Sipas grafikut te gatishmerise qe ka cdo repart policie ne ndodheshim neper vendet tona ne cdo moment ne pritje te ndonje kerkese te mundshme per te ndihmuar strukturat lokale te policise ne varesi te situatave qe ata nuk mund ti zgjidhin- nis rrefimin e tij efektivi i forces speciale elite ne vend. Sipas tij nga mesi i nates duke u gdhire dita e djeshme erdhi thirrja e komandantit te grupit qe ata te beheshin gati dhe te merrnin pajimet e tyre dhe me uniformen perkatese brenda afatit qe kerkohet duhej te ishin prane automjetit perkates. Nuk zgjati shume sekonda dhe grupi u mblodh prane blindit dhe ne u nisem ne drejtim te objektivit. Ne pak minuta duke qene se ishte edhe nate dhe nuk kishte thuajse asnje automjet rrugeve ne u gjendem tek blloku i pallateve nentekateshe ne rrugen e Barrikadave.Aty u informuam se policia lokale kishte bllokuar dy persona ne katin e pare te pjeses lindore te nje prej kullave nente kateshe pikerisht tek ajo qe ndodhet paralel me Prokurorine e Pergjithshme. Efektivi tregon se xhamat e zinj te hyrjes se lokalit nuk iu linin mundesi atyre qe te shikonin ne brendesi ndersa fillimisht u desh nisja e negociatave me personat qe ndodheshin brenda duke iu kerkuar edhe nje here qe te dorezoheshin. Ndersa asnje nga personat qe mendohej se ndodhej brenda nuk reagoi. Menjehere me pas ne thyem xhamin e deres prej duralumini dhe hyme brenda. Nuk u desh shume dhe menjehere personat sapo degjuan thirrjet Dorezohuni RENEA Jeni te rrethuar te dy ata dolen me duart lart. Menjehere personat jane nxjerre jashte nderteses dhe jane mbeshtetur tek nje automjet qe ndodhej i parkuar aty. Pas kontrollit fizik pakot u prangosen dhe ne ia dorezuam policise lokale. Ne nuk kishim me pune aty pasi misioni ishte kryer ndaj edhe u larguam.- perfundon rrefimin e tij efektivi i forcave speciale te RENEA-s ndersa rrefimi i tij te shpie ndermend filmat aksion te Hollivudit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›