E Shtunë, 31 Tetor 2026

shte e katerta here qe vendosim kasa fiskale

Tregtari Manush Meshahu tregon se kjo nuk eshte hera e pare qe atyre iu kerkohet te vendosin kasat fiskale. Ne nje prononcim per gazeten tregtari rrefen se ata jane perballur me gjoba 100 mije leke ne rastet kur tatimoret kane hasur mungesen e kasave fiskale.
Kemi nderruar tre lloje kasash deri me tani te cilat kane dale jashte perdorimit me pretendimin se tashme kasat e reja kane nje pajisje qe regjistron ne menyre te pavarur te gjitha levizjet qe behen nga biznesi -shprehet ai.

Zoti Meshahu cilat jane arsyet e protestes suaj te zhvilluar diten e djeshme

Te gjithe tregtaret perfshi edhe veten meqenese une kam nje biznes te vogel qe shesim ne tregun e Medresese jemi shume te pakenaqur nga cmimi i larte per vendosjen e kasave fiskale. Ky cmim eshte i paperballueshem per ne si biznese te vogla qe jemi. Por pervec kesaj nuk mungojne pagesa qe duhet bere nga ana jone lidhur me gjobat e vendosura nga tatimoret per arsyen se nuk i kemi vendosur akoma ato.

Sa eshte kostoja e nje kase

Kostoja e kasave qe na detyrojne tatimoret eshte rreth 700 mije leke te vjetra por nese ne do ti blinim vete keto kasa ne treg ato nuk kushtojne me teper se 30 dollare dhe pervec kesaj mbi kurrizin tone rendon dhe gjoba e vendosur nga tatimoret e cila shkon ne 1 milion leke per arsyen se ne nuk e kemi vendosur.

fare kerkoni konkretisht

Ne ne radhe te pare kerkojme heqjen e gjobave sepse eshte e paperballueshme qe te bejme ne te njejten periudhe tedyja pagesat ate te kases dhe te gjobes pasi bizneset tona nuk kane fitime qe te mbulojne keto shpenzime.

A keni pasur me perpara kasa ne biznesin tuaj dhe pse ato nuk jane me funksionale

shte hera e katert kjo qe na kerkohet nga tatimoret qe te vendosim kasa ne dyqanet tona dhe prandaj jemi kaq te shqetesuar sepse kasat qe ne kemi pasur kane dale jashte perdorimit me pretekstin se kasat e reja krahas ruajtjes dhe dergimit te te dhenave tek tatimet tashme atyre do tiu instalohet nje pajisje qe regjistron ne menyre te pavarur te gjithe levizjet qe behen nga biznesi dhe ne kete menyre ne jemi te vezhguar ne cdo shitje qe bejme. Kjo pajisje funksionon per nje periudhe disavjecare por nuk duhet harruar qe edhe per kasat e tjera eshte thene e njejta fjali.

A do te vazhdojne protestat dhe cfare do te beni ju si tregtare dhe biznese te vegjel nese nuk ju plotesohen kerkesat qe keni

Po protestat nuk do te ndalen deri ne momentin qe kushtet tona te plotesohen. Diten e sotme do te zhvillohet nje proteste e madhe ku do te marrin pjese te gjithe tregtaret e Medresese dhe do te pezullohet e gjithe puna ne kete treg. Ne perseri si dje do te dalim dhe do te bllokojme rrugen. Kushtet qe ne kemi jane heqja e gjobave sepse eshte e paperballueshme per ne sepse punojme vetem 6 ore ne dite dhe puna eshte shume e paket dhe nuk i mbulojme dot te gjitha keto shpenzime.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›