E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rrëzohet ndërtesa, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ndërtese 9-katëshe në qytetin rus, Astrakhan.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse të cilat theksojnë se katër persona konsiderohen të zhdukur.
 

Qindra pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesës.
 

Dyshohet se shembja e ndërtesës ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit ndërkohë që Kryeministri Vladimir Putin ka urdhëruar që zyrtarët e kompanisë lokale të gazit të pezullohen, në pritje të rezultateve të hetimeve zyrtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›