E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, arrestohen 4 zyrtarë për spiunazh

Katër zyrtarë afganë janë arrestuar nga policia pasi dyshohen se kanë spiunuar për Iranin dhe Pakistanin. Zëdhënësi i Drejtoratit Kombëtar për Siguri të Afganistanit, Lutfullah Mashal, tha se “arresimet janë bërë me dëshmi konkrete”. Ai ka refuzuar të paraqes më tepër detaje.
 

Burimet thonë se agjensia e spiunazhit në Afganistan u ka thënë reporterëve nën kushte anonimiteti, se një diplomat i nivelit të lartë në Ministrinë e jashtme, i angazhuar për çështjet aziatike, ishte akuzuar se ka dhënë informacione te agjencia ushtarake e inteligjencës në Pakistan.
 

Tre të dyshuar të tjerë janë përshkruar si të punësuar në qeveri, në rajonet Nangarhar, Farah dhe Herat. Ministria e jashtme e Afganistanit ende nuk i ka komentuar arrstimet, të cilat raportohet se kanë ndodhur para një muaji.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›