Itali shuhet familja egjiptiane

Në apartamentin e vogël u gjetën trupat e Mohamed El Sherif, 35 vjeç, të gruas së tij Sabah, 24 vjeç në muajin e tetë të shtatzanisë dhe të dy fëmijëve 3 dhe 4 vjeç.
Sipas specialistëve ngjarja ka ndodhur përpara të paktën katër ditësh.
Miq të familjes, ishin shqetësuar për heshtjen dhe pas kërkimesh të kota në telefon, nuk kishin ngurruar të shqyenin derën e shtëpisë, duke zbuluar tragjedinë.
Fqinjët bëjnë të ditur se familja kishte vendosur të ndërronte shtëpinë menjëherë pas lindjes së fëmijës së tretë.
Ata rrëfejnë se prej kohësh ishin ankuar për defektin e kaldajës dhe i kishin kërkuar pronarit të shtëpisë që të dërgonte një teknik.
Gjë që ai nuk e kishte bërë. Tani është nën akuzë për vrasje të shumëfishtë.
Ngjarja ka tronditur si komunitetin e emigrantëve egjiptianë ashtu dhe banorët vendas.
Kryebashkiaku i Landrianos ka shpallur ditë zie në qytet.