Kine 200 femije te helmuar nga plumbi

Më shumë se 200 fëmijë janë helmuar nga plumbi që ka rrjedhur nga një fabrikë baterish për makina në provincën kineze të Anhui.
Për 28 prej tyre ka qenë e nevojshme shtrimi në spital.
Niveli i lartë i plumbit në gjak mund të dëmtojë seriozisht sistemin nervor, tretës dhe riprodhues.