E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma në rast katastrofash, miratohet marrëveshja me Austrinë

Komisioni i Ligjeve miratoi dje projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësisht të mëdha si dhe projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Letonisë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve. Dy projektligjet janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë ka si qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e ndihmës në rastet e katastrofave ose fatkeqësive të mëdha ndërmjet palëve nënshkruese. Ndërkohë që projektligji tjetër, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë, ka si qëllim bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›