E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat për Greqinë, Franca: Paketa e re gati në shtator

Plani i ri i shpëtimit për Greqinë pritet të jetë gati në shtator, ndërkohë që eurozona ka ende disa javë kohë për përcaktimin e modaliteteve lidhur me pjesëmarrjen e bankave në këtë përpjekje.
 

"Javët e ardhshme do të fillojmë diskutimin për planin e ardhshëm të mbështetjes për Greqinëdhe ky plan duhet të jetë gati për në shtator" tha ministri francez i financave Fransua Baroin për mediat franceze.
 

Ndërkohë për hartimin e këtij plani shpëtimi që pritet të jetë rreth njëqind miliardë euro ndihmë për Greqinë deri në vitin 2014, ministri theksoi nevojën për masa të fuqishme nga pala greke në uljen e deficitit dhe për një përpjekje të përbashkët me sektorin privat në baze vullnetare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›