E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%

06/07/2011  Krahasuar me 3-mujorin e katërt të 2010, rritja në 3-mujorin e parë 2011 ishte 1.2%

INSTAT: Rritjet më të larta në sektorët e transportit dhe të industrisë

Ekonomia shqiptare është rritur me 3.4% në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave konfirmojnë një rritje me 1,2 për qind, krahasuar me 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar. Rritjet më të larta janë shënuar në sektorët e transportit dhe industrisë, përkatësisht rreth 13,3 dhe 12,4 për qind. Aktiviteti i transportit shënoi një rritje me 1.6 për qind edhe ndaj tremujorit paraardhës. Ndërkaq, grupi i industrive pësoi rënie krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010, prej 0.2 për qind. Sa i përket aktivitetit bujqësor, rritja ishte 2.8 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 1.2 për qind kundrejt tremujorit paraardhës. Ajo që vihet re është një gjallërim i aktivitetit të ndërtimit, i cili ka pasur rritje 4.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010 dhe 11.8 për qind më shumë krahasuar me tremujorin paraardhës. Po kështu edhe grupi “Tregti, hotele dhe restorante” pati një rritje prej 4.4 për qind krahasuar me tremujorin e parë të 2010, por pësoi rënie prej 2.2 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2010. Dega e postëkomunikacionit u shfaq me rënie 5.1 për qind në tremujorin e parë 2011, përkundrejt tremujorit të parë 2010 dhe një rënie me 1.7 për qind përkundrejt tremujorit të katërt 2010. Sa i përket degës së shërbimeve, në tremujorin e parë 2011 pati rënie me 0.6 për qind kundrejt tremujorit të parë 2010 dhe një rritje prej 1.1 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›