Ndihmat ruse hyjne ne veriun e Kosoves

Autokolona me ndihma nga Rusia per serbet ne veriun e Kosoves hyri sot ne Kosove pas tri dite qendrimi ne vendkalimin kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Jarine. Hyrja u mundesua nga nje marreveshje ndermjet Bashkimit Evropian dhe zyrtareve rus te cilet u pajtuan qe autokolona te shoqerohej nga nje numer i kufizuar i pjesetareve te policise se EULEX-it.
Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ndaloi te marten ne kufi autokolonen me 25 kamione qe bartin rreth 280 tonelata me ndihma qe eshte pergjigje e Moskes ndaj nje kerkese te rreth 20 mije serbeve per te marre shtetesine ruse si mbrojtje ndaj asaj qe ata e quajne ndjekje nga shqiptaret e Kosoves.
Ambasadori rus ne Beograd Aleksandar Konuzin kishte refuzuar kerkesen e EULEX-it per te shoqeruar autokolonen me ndihma apo qe ajo te hyje ne Kosove nepermjet vendkalimit kufitar ne Merdar ne veri te Prishtines. Ai tha se vendkalimi ne Merdare kontrollohet nga pushteti ne Prishtine qe nuk njihet as nga Rusia e as nga Serbia. Zyrtaret rus e akuzuan EULEX-in per sic thuhet shantazh politik.
Zyrtare te EULEX-it ngulen kembe se ato jane e vetmja rruge per hyrjen e ndihmave ruse ne Kosove.
Edhe autoritetet me te larta te Kosoves thane se dergimi i ndihmave eshte nje vendim politik i qeverise ruse dhe jo pse ka krize humanitare ne veri. Ata thane se nuk do te lejohet hyrja e ketyre ndihmave pa respektimin e procedurave e nevojshme.
Grupe serbesh u mblodhen sot per te pritur ndihmat ruse dhe ambasadorin rus ne Beograd i cili pos tjerash u dorezoi atyre nje ikone dhurate e kryeministrit rus Vladimir Putin.
Serbet e shohin Rusine si aleaten e tyre tradicionale e cila vazhdon te mbeshtese kundershtimin serb ndaj pavaresise se Kosoves. Rusia mbeshtete serbet ne veri te cilet po mbajne te bllokuara rruget qe nga 25 korriku ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines edhe ne ate pjese te vendit.
Situata ne veri ku perfaqesuesit radikale te komunitetit serb bllokuan rruget dhe u perleshen me forcat paqeruajtese te NATO-s ishte vendimtare per shtyrjen e vendimit te Bashkimit Evropian per ti dhene Serbise statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Me e prera ne qendrimin e saj ishte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila tha se Serbia nuk i ka permbushur kushtet per afrimin e saj me strukturat e Bashkimit Evropian ndersa ka krijuar nje mjedis per dhune ne veriun e Kosoves. Ajo ne fillim te dhjetorit terhoqi verejtjen se rruga e Serbise drejt Bashkimit Evropian mund te realizohet vetem nepermjet normalizimit te marredhenieve me Kosoven. Nje qendrim te tille ajo pritet ta transmetoje edhe te henen me 19 dhjetor kur pritet te vizitoje Kosoven.