Drejt fundit procesi ndaj Ilir Metes

|
Ne Shqiperi po shkon drejt fundit procesi ndaj ish zevendeskryeministrit Ilir Meta i akuzuar per korrupsion dhe abuzim me detyren pas publikimit te nje video sipas se ciles ai ofronte ryshfete ne kembim te favoreve. Sot ne gjykaten e larte ka perfunduar hetimi gjyqesor dhe trupi gjykues ka administruar provat e paraqitura nga palet. Gjykata refuzoi kerkesen e prokurorise qe video dhe transkripti i saj te degjohej ne salle ndersa pranoi te marre si prova oren me te cilen eshte bere rregjistrimi laptopin dhe nje USB. Gjykata rrezoi qe ne nisje te procesit ekspertizen e bere nga dy eksperte te huaj dhe ja besoi ate tre eksperteve vendas te cilet arriten ne perfundimin se ne materialin video kishte mundesi te medha nderhyrjeje. Nderkohe qe deshmitaret kryesisht biznesmene qe kane te bejne me ceshtjet per te cilat eshte folur ne biseden mes zotit Meta dhe ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti kane mohuar nderhyrjet dhe ofertat per ryshfet. Ne fillim te janarit procesi do te vazhdoje me degjimin e prokurorise dhe pretencen e saj. |