Ndihmë për dy familje me trinjakë
• GJIROKASTER - Fondacioni "Fëmijët shqiptarë në nevojë" dhe biznesmenë të Gjirokastrës kanë dhënë dje ndihmesë financiare dhe materiale për 2 familjet e trinjakëve në Gjirokastër dhe në Tepelenë.Në një iniciativë të ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit dhe në veçanti i kreut të saj Vasil Muka, fondacioni i drejtuar nga znj. Liri Berisha, i ka dhuruar të gjashtë foshnjave ndihma në të cilat përfshiheshin, ushqime, veshmbathje, si edhe karroca për fëmijët. Përfaqësuesja e fondacionit, Nushe Hoxhaj, ka shkuar fillimisht në familjen Nora në Tepelenë dhe më vonë në familjen Vocko në Gji-rokastër, ku është pritur nga familjarët e foshnjave 4 dhe 18 muajshe. Sipas drejtorit Muka, kontributi i biznesit gjirokastrit karshi dy familjeve të varfra kap afërsisht shifrën 2 milionë lekë të vjetra. p.n.