Raporti i OKB-së: 20% më tepër azilkërkues

Kërkesat për azil në vendet e industrializuara janë rritur me 20% vitin e kaluar, pasi shumë njerëz janë larguar nga krizat e reja, siç ishte Tunizia dhe zonat e konfliktit si Afganistani, ka njoftuar Agjencia e OKB-së për Refugjatë, me seli në Gjenevë.
Rritja më e madhe është shënuar në pjesën jugore të Evropës, që është një rrugë hyrëse, e rëndësishme për afrikanët në Evropë, ka thënë Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë, i njohur si UNHCR.
Numri i azilkërkuesve në atë rajon është rritur për 87%, që numerikisht është 66.800, ndërsa numri më i madh i kërkesave është bërë në Itali dhe Turqi.
Afro 440.000 persona thuhet se kanë kërkuar azil në vendet e zhvilluara, vitin e kaluar.
Grupet më të mëdha kanë qenë nga Afganistani, Kina, Iraku, Serbia, Kosova dhe Pakistani.