E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndikimi ne ekonomi i zgjedhjeve presidenciale

Cilido qoftë presidenti fitues në garën për president në SHBA efekti në ekonomi nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh. Është ky mendimi i ekonomistëve të shumë amerikanë mbi rolin e presidentit të ri në performancën e ekonomisë për vitin 2013. Pjesa më e madhe e tyre presin një seri taksash në rritje dhe ulje te shpenzimeve federale që janë vendosur për vitin e ardhshëm dhe nuk shohin ndonjë diferencë të madhe nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë rizgjidhet Obama apo fiton garën Mitt Romney.

"Pavarësisht se nga kush do të drejtohet anija e shtetit , SHBA është në një kurs përplasje me realitetin", thotë Patrick O'Keefe, drejtor i kërkimeve ekonomike në JH Cohn.

Cilido kandidat që fiton, duhet të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje afatgjatë dypartiake mbi reduktimin e borxhit shprehen ekonomistët. Ndërkaq sipas tyre biznesi dhe shpenzimet e konsumatorëve duhet të jenë më mirë në vitin e ardhshëm pavarësisht kandidatit që fiton. Kreu i ekonomistëve për “Point Loma Nazarene University” Lynn Reaser mendon se presidenti i ardhshëm duhet të ndihmojë në përmirësimin e sektorit imobiliar si dhe duhet të ulë pasiguritë rreth Europës dhe Kinës. Megjithatë e konsideron një avantazhë të lehtë për ekonominë fitoren e Romney, por sërish parashikon një rritje të ngadaltë të ekonomisë me 0,3 pikë përqindjeje si dhe një ulje të normës së papunësisë me 0,3 pikë përqindjeje për 2013-ën. Gjithsesi pjesa më e madhe e ekonomistëve shohin pak ose aspak mundësi për greminën fiskale që parashikon ulje të shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e taksave, pa një llojë marrëveshjeje të minutës së fundit në Kongresin amerikan.
Pesë arsyet për tu shqetësuar pavarësisht se kush fiton. Një tjetër faktor në favor të Romney është dëshira e tij për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor dhe reformën Dodd-Frank të rregullimit financiar që shumë ekonomistë e shohin si një fitore për bizneset. Por edhe Obama ka shumë ekonomistë të tjerë mbështetës, të cilët druhen se politikat e uljes së deficitit të Romney do të dëmtojnë rimëkëmbjen. Për shembull Bernard Baumohl i grupit të “Economic Outlook” parashikon një përmirësim të ekonomisë nën drejtimin e Obamës sesa të Mitt Romnuy, pasi beson se ulja e shpenzimeve buxhetore dhe perspektivat e një ashpërsimi të politikës monetare të Rezervës Federale nën presidencën Romney do të jetë një peshë për ekonominë në fillim të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›