E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell dënon sulmin rus në stacionin hekurudhor në Ukrainë: Do mbajnë përgjegjësi

Shefi i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka reaguar ndaj sulmit rus në një stacion treni në qytetin lindor të Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk në Ukrainë. Borrell ka dënuar sulmin ndërsa thekson se Rusia do të mbajë përgjegjësi.

“BE-ja dënon fuqishëm një tjetër sulm të urryer nga Rusia ndaj civilëve: në #Chaplyne në #Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për terrorin me raketa ruse do të mbahen përgjegjës”, shkruan Borrell në rrjetin social Twitter.

Më 24 gusht, në 31-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, Ukraina u godit me një raketë ruse duke shkaktuar 25 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›