E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret i japin fund muajit te agjerimit

Besimtaret myslimane ne te gjithe vendin festojne sot Fiter Bajramin.

Ne te gjitha xhamite e vendit qe ne oret e para te mengjesit nisen ritet fetare te besimit mysliman.

Mijera besimtare jane lutur per me shume paqe e miresi ne familjet e tyre.Para xhamise se Et'hem Beut ne Tirane qindra besimtare kane falur namazin e Bajramit qe ne oret e para te mengjesit dhe kane uruar njeri- tjetrin qe Zoti t'ua pranoje sakrificen, qe kane bere per nje muaj, te gjithe besimtaret myslimane.

Dita e Bajramit te Madh festohet pas 30 dite agjerimi ku besimtare myslimane kane privuar veten nga ushqimi dhe  pija.

Ky muaj konsiderohet si falja e gjynaheve te bera gjate nje vitit dhe pastrim i shpirtit nga mekatet.

Besimatret myslimane vijne ne kete dite te Bajramit te Madh pas nje muaji sakrifice qe per ta eshte koha e adhurimit dhe meditimit,koha per te reflektuar brenda vetes.

Tradicionale  e kesaj feste eshte dreka e Bajramit ku ne familjet myslimane serviren ushqimet me te mira ne kompensim te asaj cfare u ka munguar per nje muaj. Me pas vijojne vizitat tek njeri-tjetri per te forcuar me teper lidhjet familjare dhe shoqerore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›