E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet pishtari olimpik, tentohet të vidhet në Olimpia

Ceremonia u shoqërua me manifestime kundër Kinës nga protestues tibetianë. Pishtari i ndezur do të udhëtojë rreth 137 mijë kilometra gjatë 130 ditëve

Nis shumë keq ndezja e flakës olimpike të “Olimpiadës së Pekinit”, madje edhe me incidente. Dje, në Tempullin e Herës, në Olimpia të Greqisë, selia antike e lojërave greke, ku 777 vjet para erës sonë u zhvilluan lojërat e para antike, u krye ceremonia zyrtare e ndezjes së pishtarit olimpik. Por, ashtu siç ishte parashikuar nga mediat, ceremonia u shoqërua edhe me manifestime kundër Kinës nga protestues që mbështesin rezistencën tibetiane. Gjatë zhvillimit të ngjarjes, e transmetuar direkt në pesë kontinente, disa demonstrues tentuan të penetronin në kordonin policor duke u orvatur të vidhnin edhe flakën olimpike.
PROTESTUESI
Një manifestues, 48 vjeç, me origjinë tibetiane, i cili mbante një kartë të zezë, në vend të pesë rrathëve të njohur olimpikë kishte dizenjuar pesë pranga, duke kërkuar të sulmonte Liu Qi, shef i komitetit organizator të “Pekin 2008’, i cili ishte duke mbajtur fjalimin e tij. “Flaka olimpike do të sjellë dritë dhe lumturi, paqe dhe miqësi, shpresën e ëndrrave të popullit kinez dhe të mbarë botës”, - tha përfaqësuesi kinez. Marshimi i flakës olimpike, që do të zgjasë pesë muaj, do të përshkojë shumë vende të botës përpara se të mbërrijë në Pekin. Policia greke pohoi se ishin 25 protestues që tentuan të çanin murin mbrojtës.
CEREMONIA
Në ceremoninë e famshme të ndezjes së flakës olimpike në Tempullin e Herës, ishte aktorja greke Maria Nafpliotou që luante rolin e priftëreshës së madhe. Nënkampioni olimpik i sportit taekëondo?????????????????????? Alexandros Nikolaidis ndezi i pari flakën. Në ceremoni mori pjesë presidenti grek Karolos Papulias, presidenti i Komitetit Olimpik Grek Minso Kyriakou dhe ai i Komitetit Ndërkombëtar Zhak Rozhe.
SIMBOL I PAQES
“Shpreh këtu dëshirën që simboli i pishtarit të njihet nga të gjithë”, - deklaroi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe. “Ai është simbol i paqes, një simbol i bashkimit të të gjithë popujve. Unë nuk mendoj se opinioni publik nuk e pranon dhunën në evenimente të tilla. Do të ishte kundërproduktive”.????????????????? Rozhe pohoi se nuk mund të ndërhynte në politikën e brendshme të Kinës.
REPORTERËT PA KUFI
Në lojë është futur edhe shoqata “Reporterë pa kufi”: “Nëse flaka olimpike është e rëndësishme, të drejtat humane janë akoma më shumë. Nuk mund të lejojmë qeverinë kineze të vendosë pishtarin, një simbol paqeje, pa dënuar më parë situatën dramatike të të drejtave të njeriut në vend”. Polemikat kanë shpërthyer disa muaj para fillimit të lojërave olimpike “Pekin 2008” në muajin gusht.

HESHTJE DIPLOMATIKE

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhe, pohoi se ai ishte për një “heshtje diplomatike” midis Kinës dhe Tibetit dhe çështjeve të tjera që kishin të bënin me të drejtat e njeriut përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Pekinit, që do të zhvillohen nga data 8-24 gusht 2008.

UDHËTIMI I PISHTARIT

Pishtari i ndezur do të udhëtojë rreth 137 mijë kilometra gjatë 130 ditëve në pesë kontinentet e planetit përpara se të mbërrijë në stadiumin e Pekinit gjatë ceremonisë së hapjes. Pishtari është programuar edhe përmes Tibetit, rajon që kërkon autonominë nga Kina përmes protestave.

Dizenjimi dhe slogani

Imazhi i pishtarit është plot funksione kineze dhe përmban gjithsej pesë komponente. “Bluja dhe e kuqja dominon në thuajse të gjithë fushën”, - tha Qu Yingpu, zëdhënës i Pekinit për Komitetin Organizativ të Qendrës së Prodhimit të Pishtarit. Ideja për dizenjimin origjinal të pishtarit vjen nga një traditë e vjetër kineze, e përdorur kohë më parë në pallatet e vjetra dhe antike kineze. Argjendi i lustruar në pjesën e sipërme do të shoqërohet nga një kristal që do të shërbejë si ndriçim për aluminin që do të mbajë flakën, duke e mbajtur atë të pastër dhe të ndezur. Pishtari është dizenjuar duke patur parasysh stilin arkitekturor të ndriçuesve të dinastisë Han dhe Tang, me bazën e saj të tipit “furnizim i pashtershëm”. Pishtari ka një lartësi prej 130 centimetrash, si simbol i qëndrimit të tij ndezur për 130 ditë. Vendi i flakës është 29 centimetra i thellë, si simbol i olimpiadës së 29-të. Mbajtësi do të ketë një lartësi prej 112 metrash, që simbolizon 112 vitet që kanë kaluar nga olimpiada e parë në vitin 1896 deri tek e fundit, Olimpiada 2008. Dizenjimi i karakterit fluturues evidenton mesazhin e Pekinit 2008 si dhe të pishtarit olimpik që mban sloganin “Dritë, pasion. Jetoni ëndrrën”.

21 QYTETE, 21 MIJË FLAKËMBAJTËS

Duke filluar nga 31 marsi, pishtari do të kalojë përmes 21 qyteteve më të rëndësishme të botës, përfshirë Londrën, Parisin, Romën, Saint Petërburgun, San Françiskon, ndërkohë që në Kinë do të shohin “live” flakën e tij 100 qytete kineze, përpara se të ndriçojë stadiumin “Olimpik” të Pekinit, më 8 gusht 2008.
605 flakëmbajtës grekë do ta mbajnë atë gjatë përshkrimit të një rruge prej 1,528 ???????????duke përshkruar 43 qytete greke. Pishtari do të udhëtojë për gjashtë ditë në Greqi dhe do të merret në dorëzim nga kinezët në stadiumin e “Panatheniatit” në Athinë, në datën 30 mars, aty ky u zhvilluan lojërat e para olimpike moderne në vitin 1896. Në të gjithë botën, ai do të mbahet nga 21 mijë flakëmbajtës.
QYTETET
Olympia - Athinë (Greqi) – Pekin (Kinë) - Almaty (Kazakhstan) – Stamboll (Turqi) – St. Petersburg (Rusi) – Londër (Britani e Madhe) – Paris (Francë) – San Francisco (SHBA) – Buenos Aires (Argjentinë) – Dar es Salaam (Tanzani) – Muskat (Oman) – Islamabad (Pakistan) – Mumbai (Indi) – Bangkok (Tailand) – Kuala Lampur (Malajzi) – Xhakartë (Indonesi) – Kanberra (Australi) – Nagano (Japoni) – Seoul (Koreja e Jugut) – Pyongyang (Koreja e Veriut) – Ho Shi Min (Vietnam) – Taipei (Taivan). Qytetet në Kinë: Hong Kong – Macau – Guangzhou – Shanghai – Nanjing – Wuhan – Lhasa (Tibet) – Ürümqi – Harbin – Shenyang – Qingdao – Qinhuangdao – Tianjin-Pekin.

“Flaka olimpike”

“Flaka olimpike” e njohur me emërtime të ndryshme si “Zjarri olimpik”, “Pishtari olimpik”, “Drita olimpike”, “Syri olimpik”, nuk është gjë tjetër veçse përkujtimi i legjendës së vjedhjes së zjarrit nga ana e Prometheut perëndisë greke Zeus në Greqinë antike. Për herë të parë, ai u mbajt ndezur gjatë lojërave antike. Flaka u ripërdor në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1928 në Amsterdam të Holandës. Pishtari modern u fut në vitin 1936 nga presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike të Berlinit, Karl Diem, si një përpjekje për të glorifikuar “Rajhun e tretë” kur Gjermania sundohej nga diktatori nazist Adolf Hitler.

Pesë maskotët zyrtarë

Janë pesë të tillë që do të përdoren në Lojërat e Pekinit, që simbolizojnë peshkun, dallëndyshen, antilopën e deri pandën e famshme.

BEIBEI

Në kulturën dhe artin tradicional kinez, peshku dhe uji janë simbol i begatisë dhe korrjes. “Beibei” përcjell bekimin e begatisë dhe njihet si fisnik e qelibar.

JINGING

Panda bën fëmijët të qeshin, duke përcjellë mesazhin e lumturisë. Gjethet mbi kokë simbolizojnë lidhjen harmonike të njeriut me natyrën.

HUANHUAN

Është vëllai i madh, fëmijë që simbolizon Flakën Olimpike dhe pasionin e sportin. Pasioni është pasioni që ai përcjell.???????????????????

YINGYING

Si të gjitha antilopat, Yingying është i shpejtë dhe i lëvizshëm dhe përcjell mesazhin për shëndet të mirë.

NINI

Dallëndyshja me krahë ari është tradicionalisht një nga më të njohurat ndër dizenjot e balonëve në Kinë. Krahët e artë simbolizojnë qiellin e pafund dhe përcjellin fat.

Udhëtimet e flakës

Pishtari olimpik për herë të parë e nisi udhëtimin e tij në lojërat olimpike “Berlin 1936”, udhëtim që zgjati vetëm 8 ditë dhe përshkoi në total 3 422 kilometra dhe u mbajt nga 3 422 flakëmbajtës. Në Lojërat e fundit të përfunduara, “Athinë 2004”,
pishtari udhëtoi nga Sidnei i Argjentinës për të mbërritur në Athinë duke përshkuar në 142 ditë 86 mijë kilometra i mbajtur nga 3 600 persona

Lojërat Ditë Gjat./Km Mbajtës

Berlin 1936 8 3,422 3,422
Londër 1948 13 7,870 3,372
Helsinki 1952 20 3,365 1,416
Melburne 1956 21 20,470 3,118
Stokholm 1956 9 1,000 490
Romë 1960 14 2,750 1,529
Tokio 1964 51 20,065 870
Meksiko 1968 51 13,620 2,778
Munih 1972 30 5,532 6,000
Montreal 1976 5 775 1,214
Moskë 1980 31 4,915 5,000
Los Angel.1984 83 15,000 3,636
Seul 1988 26 15,250 1,467
Barcelonë 1992 51 6,307 10,448
Atlanta 1996 112 29,016 13,267
Sidnej 2000 127 27,000 13,300
Athinë 2004 142 86,000 3,600
Pekin 2008 130 137,000 21,000

Sportistët më të famshëm në botë kanë mbajtur “Flakën olimpike”, por që lidhen edhe me ngjarje të bujshme. Vrapuesi japonez Yoshinori Sakai u lind në Hiroshima pikërisht më 6 gusht 1945, ditën kur qyteti u bombardua me bombë bërthamore nga amerikanët. Ai simbolizoi rilindjen e Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore në
lojërat olimpike “Tokio 1964”.

Berlin 1936, Fritc Shilgen
Londër 1948, John Mark
Helsinki 1952, Eigil Nansen
Melburne 1956, Paavo Nurmi
Stokholm 1956, Guido Caroli
Romë 1960, Giancarlo Peris
Tokio 1964, Yoshinori Sakai
Meksiko 1968, Norma Enriqueta
Munih 1972, Gynther Zahn
Montreal 1976, Prefontaine-Henderson
Moskë 1980, Charles Gugino
Los Angeles 1984, Rafer Johnson
Seul 1988, Sohn Kee-Chung
Barcelonë 1992, Antonio Rebollo,
Atlanta 1996, Muhammad Ali
Sidnej 2000, Cathy Freeman
Athinë 2004, Nikolaos Kaklamanakis

1972, hera e parë e Shqipërisë

Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Munihut, të zhvilluar në vitin 1972, të cilat ishin edhe Lojërat e 20-ta Olimpike Verore. Ato u zhvilluan nga 26 gushti deri në 11 shtator 1972. Munihu mposhti atëherë (në vitin 1966) konkurrencën e tre qyteteve të tjerë: Detroit, Madrid dhe Montreal. Në Lojërat Olimpike të Munihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Më 29 gusht 1972, peshëngritësi i “17 Nëntorit”, Ymer Pampuri, (atëherë në moshën 27 vjeç) theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. Por shumë i çuditshëm është fakti se pas kësaj Shqipëria jonë e dashur u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t’u rikthyer në vitin 1996 dhe për të marrë pjesë rregullisht. Për herë të fundit kemi marrë pjesë në “Athina 2004”, ndërsa shtatë sportistë do të marrin pjesë në “Pekin 2008”.

25 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›