Ndjejnë humbjen e thellë

Partia Socialiste është duke u përgatitur për mosnjohjen e rezultatit të votimeve të ditës së sotme. Kjo është bërë e ditur vetëm pak minuta më parë në një deklaratë të dhënë nga Kastriot Islami. “Kemi një metodikë shumë të qartë investigimi për kapjen e rasteve të parregullta në disa vende. Ne jemi duke plotësuar dosjet për këto raste në mënyrë që ti kemi gati për t’i dorëzuar në prokurori. Vërejmë edhe raste kur emigratëve u ëhstë ushtruar presion për votën e lirë” tha Islami. “Ka disa raste të votimit në emër të emigrantëve”,tha Islami. Islami citoi rastin e Eriola Engjëllush Dervishi, e cila shkoi te shkolla “Sami Frashëri” dhe nuk votoi pasi dikush tjetër kishte votuar në emër të saj. Sipas PS-së në Shqipëri janë 3 shtetase me të emra të njëjtë.
...