E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Puna e KQZ po ecën normalisht

Vetëm dy orë pas deklaratës së Dëshira Subashit, kreu i KQZ, zoti Ristani ka dhënë deklaratën e parë të tij për ditën e sotme duke theksuar se deklarata të bëra jashtë sallës së KQZ nuk janë qendrime zyrtare të këtij institucioni. “KQZ është duke funksionuar normalisht. Kushdo që të bëjë një shkelje të vetme do të përballet menjëherë me ligjin. Komentet e barë nga disa persona jashtë sallës së KQZ nuk janë qendrime zyrtare të KQZ. Ne nuk veprojmë vetëm kur ka denoncime, por edhe kur vetë vëmë re situata të tilla është detyra jonë për të ndërhyrë. Kush shkel ligjin, e përsëris edhe një herë, do të përballet me forcën e ligjit. Komisionerët do të votojnë pas orës 19:00. dua të theksoj se procesi po ecën normalisht” tha ndër të tjera Ristani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›