Brazili, përmbyje e artë, kampionë të Konfederatave
Brazili ka arritur të triumfojë në Kupën e Konfederatave në një mënyrë të mrekullueshme, duke përmbysur një disavantazh prej dy golash. Ishte Dempsi ai që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e dhjetë të takimit. Një gol që u duk se do bënte që brazilianët të rrisnin ritmin e tyre, por në fakt amerikanët gjetën rastin për të shënuar dhe golin e dytë. Duke përfituar nga presioni që po ushtronin lojtarët brazilianët, djemtë e trajnerit Bob Bredli dolën shumë shpejt në kundërsulm dhe ka qenë Lendon Donovan ai që arriti të fusë topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 2-0 për SHBA-në. Kanë mjaftuar 45 minutat e dyta për të zgjuar lojtarët e SHBA-së nga ëndrra që po përjetonin. Në të 46-ën, Luis Fabiano ngushtoi diferencën, duke e rritur më shumë presionin te kundërshtari. Ndërkohë, pak minuta më pas, ka qenë Kaka ai që goditi me kokë brenda zonës kundërshtare dhe portieri Tim Houard e nxori topin pasi e kishte kaluar vijën fatale. Gjitrhsesi, arbitri i takimit nuk e cilësoi si gol. Ndërkohë, mendoi sërish Luis Fabiano për të gjetur rrugën e rrjetës. Në të 74-ën, pasi topi goditi shtyllën. Djemtë e Dungës e përfunduan ndeshjen brenda kohës së rregullt. Në minutën e 84-wt të takimit, mbrojtësi Lusio shënoi edhe golin e fitores.
Golat: Dempsej 10’, Donovan 27’/ Fabiano 46’, 74’, Lusio 84’
SHBA (4-4-2): Houard, Spektor, Onjevu, Demerit, Bokanegra, Dempsej, Klark (Kesej 88’), Feilhaber (Klejstan 76’), Donovan, Dejvis, Altidor (Bornstein 76’)
Trajner: Bob Bredli
Brazili (4-4-2): H.Sezar, Maikon, Lusio, Luisao, Santos (D.Alvesh 66’), Xhilberto, Melo, Ramirez (Elano 66’), Kaka, Robinjo, Luis Fabiano
Trajner: Karlos Dunga
Kartonë të verdhë: Bokanegra/ F.Melo, A.Santos, Lusio
Gjyqtar: Martin Hanson