Ronaldinho mbetet në Milan

Vëllai dhe menaxheri i Ronaldinhos, Roberto De Assis iu ka dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së sulmuesit brazilian duke theksuar se ai do të mbetet në Milan.
Komentet e tij vijnë pas njoftimeve të medieve italiane nga java e kaluar se Ronaldinho pritet të vazhdojë kontratën me Rossonerët deri më 2013.
“A do të mbetet Ronaldinho në Milan”? “Sigurisht”, u përgjigj De Assis për Sportmediaset.it. Ronaldinho është njëri prej futbollistëve kryesorë të Milanit.