E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të miturit në konflikt me ligjin, jo më në burgje por në qendrat multifunksionale të bashkive

Të miturit në konflikt me ligjin nuk do të vuajnë dënimin e dhënë nga organet e drejtësisë në burgje, por në Qendrat Multifunksionale të bashkive.

Lajmi u bë i ditur këtë të enjte nga ministri, Ulsi Manja teksa nënshkroi marrëveshjen e parë me bashkinë Tiranë zbatimin e këtij vendimi.

“Marrëveshja, urë e rëndësishme mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkive për realizimin dhe mbikëqyrjen e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale dhe dënimi për të miturit në konflikt me ligjin. MD me bashkitë do trajtojnë të miturit që janë në kontakt me organet e drejtësisë do trajtohen në Qendrat Multifunksionale jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, për tu rehabilituar”, Manja.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkon edhe më tej, ku propozon pyetjen e shqiptarëve, përmes Këshillimit Kombëtar, për dekriminalizimin e hashashit, fenomen për të cilin shumë të rinj po vuajnë dënime të ndryshme.

“Kemi të rinj që janë në burg për cigare hashash. Për dy cigare, të rinjtë kalojnë në kalvar që mund të ndikojë në jetën e tyre, por ka edhe kosto financiare. Për këtë, ne do pyesim qytetarët përmes Këshillimit Kombëtar që të reflektohet në legjislacion”, tha Veliaj.

Një muaj më parë, Ministria e Drejtësisë nisi një fushatë ndërgjegjësuese për informimin e të miturve për të drejtat, por edhe mënyrat sesi ata mund të denoncojë personat që mund ti shtyjnë ata drejt kriminalitetit, duke qenë se përfshirja e të miturve në kriminalitet po rritet.

Aktualisht 17 të mitur po trajtohen në qendrën e riintegrimit në Kavajë ndërsa Policia e Shtetit deklaroi në fund të vitit të shkuar, se në 12 muajt e vitit 2021 janë inkriminuar më shumë se 1600 të rinj në aktivitete kriminale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›