Alarm per sulme terroriste. BBC Perforcime ne stacione

Shkalla e rrezikut nga sulmet terroriste në aeroporte dhe qendrat tjera të komunikacionit në Britani të Madhe është ngritur në një nivel më të lartë, njofton televizioni britanik BBC. Sipas këtij burimi, masat e sigurisë janë shtuar edhe në stacionet hekurudhore në Londër. Deri tani nuk ka paralajmërime se së shpejti mund të kryhet ndonjë sulm terrorist.
Bëhet e ditur se fjala është për një masë parandaluese ndërsa sipas BBC nuk ka informacion specifik për një sulm të menjëhershëm, por policia e qytetit ka thënë se “fshehtë dhe hapur” taktika kundër terrorizmit mbetet nën rishqyrtim të vazhdueshëm. Qeveria tha se niveli i kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar mbetet prej një viti “i rëndë”, që është i dyti më i larti, që do të thotë se një sulm mund të ndodhë.
Delina Bitraku