E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Ikonomu, pazar me vizat e BE

Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet ka reaguar dje ne lidhje me faktet e publikuara nga media greke per veprimtarine e ish-konsullit grek te Korces, Teodoros Ikonomus. Ne nje reagim per shtyp, PDIU thekson se diplomati qe solli probleme ne marredheniet mes dy vendeve rezulton dhe nje person qe dyshohet per korrupsion me vizat. “Ne kishim dyshime, se ky njeri qe para procesit te regjistrimit beri thirrje publike qe haptazi shtetasit shqiptare, bashkekombesit tane te komunitetit vlleh, te deklaroheshin greke, kishte nje kuraje te dyshimte. E gjithe trimeria e tij, kuraja per te shkelur rregullat e te drejtes nderkombetare, vinte prej faktit qe ky njeri tere kohen bente biznes me vizat e Bashkimit Europian, me vizat e vendit te vet, dhe here pas here bente si patriot”, thuhet ne reagimin e PDIU. Nga ana tjeter ne deklaraten e PDIU theksohet se dyshimet per aktivitetin e diplomatit gjate kohes qe ishte me sherbim ne Shqiperi jane bere publike edhe me pare nga kjo force politike. “Ajo qe ne prisnim, ajo qe ne dyshonim po vertetohet. Njeriu me xhup, njeriu qe shkeli statusin e diplomatit, i veteshpalluri hero i helenizmit, ish konsulli grek i Korces, Teodoros Ikonomus rezulton nga hetimet e shtetit fqinje, nga deshmite e bashkepunetoreve te vet, nje hajdut qe shiste viza. Kjo behet e ditur nga vete mediat greke qe pohojne se per te po zhvillohen hetime”, thuhet ne deklaraten e PDIU. Duke shprehur bindjen se ish-konsulli i Korces do te marre denimin nga organet kompetente greke ne lidhje me shkeljet ligjore qe ka bere me viza, PDIU e cileson ate si nje tregtar vizash. “PDIU si subjekti politik qe ka denoncuar fuqimisht kete pseudodiplomat, tregtar vizash, shpreh bindjen se ky njeri do te marre denimin qe meriton nga organet e drejtesise greke”, thuhet ne deklarate. Nga ana tjeter, PDIU vlereson se procesi i liberalizimit te vizave u dha fund abuzimeve me kalimin e qytetareve drejt vendeve fqinje. “Ne shprehim kenaqesine me ne fund, qe procesi i liberalizimit te vizave, i hoqi nga dora shtetit fqinje, nje mekanizem pervers per ndryshimin e hartes etnike te vendit tone. Rasti i ish konsullit grek te Korces, ndjekja penale e tij, tregon nderkohe, se bashke me kete proces, shitja e vizave per shqiptaret fatkeq qe donin te udhetonin per arsye pune, per arsye shendetesore dhe familjare ne vendin fqinje, ka qene nje dukuri normale. Por ky kapitull mori fund, dhe shqiptaret nuk kane arsye per te ndryshuar identitetin e tyre”, thuhet ne reagimin e PDIU.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›