Ndoka: Hyjmë në qeveri, me PD fitojmë mandatin e tretë
TIRANE - Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, është shkëputur përfundimisht nga koalicioni me PS-në e Edi Ramës, për t'u rikthyer tek aleanca me demokratët e Berishës. Z.Ndoka, në këtë intervistë për "Gazeta Shqiptare", konfirmon se brenda pak ditësh do të nisin negociatat me Kryeministrin Sali Berisha për të shkuar drejt një marrëveshjeje bashkëqeverisëse, paraelektorale dhe paszgjedhore. Ai beson se PD-ja dhe aleatët e saj kanë mundësitë e fitores së një mandati të ri qeverisës në 2013-ën. Këtë ai e ka argumentuar me mjeshtërinë e z.Berisha për të krijuar koalicione të gjera, përballë një Edi Rame të dështuar sipas tij dhe një opozite të dobët, që për Ndokën, veçse po rikompozon veten e saj, ndërsa po largon aleatët. Nard Ndoka flet dhe për bashkimin e dy partive demokristiane, ndërsa këshillon edhe përfshirjen e partive të tjera në koalicionin qeverisës, duke përmendur LZHK-në e Dashamir Shehit. Kreu i PDK-së thotë, se partia e tij nuk ka pretendime postesh ministrore dhe se do të pranojë çdo lloj marrëveshjeje të nënshkruar me z.Berisha.
Z.Ndoka, i keni filluar negociatat me PD-në?
Jo, akoma nuk i kemi filluar bisedimet me demokratët. Nga të dyja palët ka vullnet për t'u ulur në bisedime dhe drejt kësaj do të shkojmë.
Për cilat arsye s'kanë filluar negociatat?
Ngaqë ka qenë muaj pushimesh, prandaj nuk ka pasur ngutje asnjëra nga palët që të ulemi në bisedime.
Kur do i filloni këto bisedime?
Këto ditë besoj. PD-ja është shprehur e hapur për t'i filluar negociatat me ne dhe PDK-ja po ashtu është e gatshme për të nisur bisedimet shumë shpejt.
Me kë do të negocioni, ka grup negociatorësh?
Do të negociojmë me vetë z.Berisha. Kështu është rënë dakord dhe kështu do të bëhet.
Kjo do të thotë, se janë tejkaluar pakënaqësitë me PD-në?
Me PD-në, ka pasur ngrirje të marrëdhënieve politike që në kohën kur PDK-ja u nxor nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve dhe nuk shohim ndonjë pengesë në fund të fundit, për t'u takuar dhe për të nënshkruar një marrëveshje për një bashkëpunim në të ardhmen me këtë formacion politik, për të ndërtuar një aksion politik së bashku.
Çfarë do të përmbajë kjo marrëveshje?
Me PD-në shumë shpejt do të firmosim një marrëveshje për bashkëqeverisje, marrëveshje paraelektorale dhe paselektorale.
Ku konsiston marrëveshja bashkëqeverisëse me PD-në, çfarë kërkoni konkretisht?
Nuk është se kemi një listë me kërkesa. Ajo që mund të them për momentin, është se do të biem dakord me z.Berisha për bashkëqeverisje.
Për çfarë postesh bëhet fjalë? Thuhet se ju do të jeni zëvendësministër në kabinetin "Berisha"; do ta pranoni?
Jo, jo, nuk ka asgjë specifike në këtë rast. Marrëveshja do të jetë e gjerë, do të kemi një sërë fushash ku ne do të bashkëqeverisim.
Pse ky rikthim i PDK-së në qeveri, në një kohë kur zgjedhjet parlamentare janë afër. Besoni tek një mandat tjetër i koalicionit që drejton z.Berisha?
Çdo parti ka rëndësinë e vet. Berisha vlerëson çdo votë, këtu qëndron mjeshtëria e tij. Ndaj kam besim se e djathta do të fitojë mandatin e ri në zgjedhjet e 2013-ës, pasi Kryeministri Berisha di të ndërtojë koalicione, ndryshe nga Rama që beson se do të fitojë i vetëm dhe nuk bashkëpunon me aleatët. Z.Berisha e ka kuptuar se nuk fiton i vetëm, ndaj lëviz shumë mirë në aspektin e krijimit të koalicioneve. E kundërta është z.Rama, që nuk do të mbajë afër asnjë aleat dhe nuk di të ndërtojë koalicione siç bën z.Berisha, i cili kam përshtypjen se do ta zgjerojë sërish aleancën qeverisëse.
Me kë parti konkretisht?
Janë dy parti demokristiane që do shkojnë drejt shkrirjes dhe bashkëqeverisjes me PD-në. Mendoj se edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e ka vendin tek e djathta, dhe besoj kështu do të jetë, apo dhe ndonjë parti tjetër që mund t'i bashkëngjitet koalicionit të z.Berisha.
Edhe aleatët e z.Rama, siç është PDS-ja e Paskal Milos?
Jo, nuk mund të them për aleatët e Ramës, pasi vendimin e marrin vetë ata dhe nuk mund të jap asnjë mendim në këtë rast.
Si i keni marrëdhëniet aktuale me kreun e PS-së?
Kemi pasur biseda informale dhe formale, por pa asnjë rezultat, për të vazhduar aleancën, kështu që ne vendosëm të largohemi nga koalicioni i majtë, pasi PD-ja u tregua e hapur për bashkëqeverisje. Ndërkohë që ne jemi deklaruar qartë, që nëse PS-ja mban një qëndrim të kundërt me kërkesat e aleatëve të saj dhe partive të tjera opozitare, nuk do të jemi pjesë e koalicionit me këtë parti. Ne e kemi vendosur një gjë të tillë. Nuk e shohim më PS-në si një aleate apo partnere të ardhshme.
Kjo është një ndarje përfundimtare e PDK-së me PS-në?
Po, dhe çarja nisi pikërisht në momentin e diskutimit të Kodit të ri Zgjedhor, ku PS-ja nuk mbrojti aleatët e saj, si dhe në rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Partia Socialiste, nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve, për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend, por disa kalkulime nëpër zyrat e PS-së e kanë nxjerrë lidershipin jashtë realitetit politik, duke e bërë atë të largët për partitë aleate, por dhe për qytetarët.
Sipas jush, z.Rama ka dështuar…?
Z.Rama ka dështuar sepse në vend që të krijojë një koalicion të fortë, po i largon aleatët. PS-ja nuk po bën gjë tjetër veçse po rikompozon veten. PD-ja nuk ka nevojë për një rikompozim të tillë, por lë përherë hapësira për koalicione, krejt ndryshe nga PS-ja dhe z.Rama.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)