Nipi: Xhaxhai im, Qazim Mulleti bindi qeverinë e Lushnjes të vendosej në Tiranë
Vijon rrëfimi i vetë nipit të ish-prefektit të plotfuqishëm të kryeqytetit shqiptar në vitet e luftës, Qazim Mulletit.
- Për herë të parë, publiku i gjerë do të njihet me historinë e çuditshme, kur Qazim Mulleti gëzonte simpatinë dhe shoqërinë e veçantë të mbretit të ardhshëm Ahmet Zogu, me të cilin do të kalonte më pas, në armiqësinë më të madhe të kohës.
- Çfarë ndodhi që shoqëria e dy miqve të ngushtë që prej adoleshencës së tyre, të ndahej për jetë a vdekje?
- Historia dhe sfilitjet për të përcaktuar kryeqytetin e Shqipërisë. Përse u anulua vendosja e qeverisë në Durrës, për të cilin ishte marrë vendimi historik.
- Ngjarjet që ndodhën me qeverinë e Sulejman Delvinës, e cila, pas largimit nga Kuvendi i Lushnjës, u bllokua në Kavajë nga qeveritarët e rrëzuar të Durrësit.
- Këmbëngulja e madhe e Ahmet Zogut për të shpallur Kavajën kryeqytetin brilant të Shqipërisë.
- Çfarë bëri Qazim Mulleti me dajat e tij për ta detyruar qeverinë, me Zogun ministër të Brendshëm, që të fillonte punë në shtëpitë private të Tiranës, ku banesa e tij u shndërrua në Ministri të Bujqësisë.
- Historia e panjohur e Fan Nolit kryeministër, që kundërshtoi me vulgaritet Lidhjen e Kombeve, për ta zgjedhur qeverinë revolucionare vetëm nëpërmjet votës popullore, - fakt, që solli rrënimin e tij politik dhe përmbysjen spektakolare.
Këto dhe të tjera, në intervistën e mëposhtme të vetë Tanush Mulletit, nipit të Qazim Mulletit.
(vijon nga numri i kaluar)
Zoti Tanush. Siç e përmendët me shumë eficencë nga numri i kaluar i intervistës suaj, Ahmet Zogu me Qazim Mulletin paskan qenë shokë të ngushtë. Më tërheq vëmendjen dhe më befason së tepërmi ky fakt, kur di që ata së fundmi u bënë armiq të betuar për njëri-tjetrin. Në këtë moment, për vëmendjen e lexuesit po përmend faktin se në Vjenë, kur është qëlluar mbi 15 herë mbi Ahmet Zogun, ka qenë në atentat me pistoletë në dorë, së bashku me Azis Çamin dhe Gjelosh Ndoin, edhe vetë Qazim Mulleti. Dihet që u vra adjutanti i Zogut, Topallaj. Ndërkaq, Ahmet Zogu e ka dënuar me vdekje Qazim Mulletin dhe pas kësaj ia ka konfiskuar gjithë pronat familjes Mulleti, ku mund të përmendim edhe faktin që mbi pronat e tyre, pikërisht aty ku u prish shtëpia e tyre, ai ndërtoi pallatin e tij mbretëror, sot Pallati i Brigadave. Jo vetëm kaq, por ai i ka dënuar edhe njerëz të afërt Qazim Mulletit, duke filluar që nga vëllai i tij, që s'kishte lidhje fare me atentatin dhe që e fitoi pafajësinë shumë më mbrapa. E theksova gjithë këtë rezyme historike, me qëllimin e vetëm, për çudinë që na transmeton dëshmia juaj në lidhje me dashurinë e madhe që ka ekzistuar mes këtyre dy burrave. Mund të më flisni më hollësisht për këtë fakt të çuditshëm mes këtyre dy figurave të rëndësishme të Shqipërisë së dikurshme?
Unë jua theksova mendoj shumë qartë, megjithëse e kuptoj që ju jeni befasuar dhe doni të ndalemi shumë hollësisht në këtë fakt, që me të drejtë e quani historik. Unë po ju kujtoj së pari, nga sa ju rrëfeva në numrin e djeshëm. Qazim Mulleti, - gjë që jua shpjegova edhe në fillim të këtij shkrimi, - ishte i lidhur ngushtë me dy dajat e tij, të cilët tashmë dihen që ishin patriotë të mëdhenj. Ata kanë qenë pikërisht Mytesim dhe Masar Këlliçi. Të dy ata së bashku me Qazimin ishin delegatë në Kongresin e Lushnjës të zhvilluar në vitin 1920, prej të cilit doli qeveria e Sulejman Delvinës. Po ashtu edhe Ahmet Zogu ka qenë delegat në atë kongres, madje ai u zgjodh dhe ministër i Brendshëm i asaj qeverie. Ndërsa njëri dajë i Qazimit, Mytesimi, ka hapur dhe ka drejtuar punimet e kongresit, ndërkohë që tjetri, pra Masari, u zgjodh deputet i tij. Që të dalim te interesimi juaj, po ju bëj të ditur faktin, që edhe në atë moment aq të rëndësishëm për fatet e vendit, - ku doli një qeveri legjitime dhe shumë eficente për situatën ku jetonim, - Qazim Mulleti ka qenë së bashku me Ahmet Zogun. Ishte pikërisht ai moment që ata takoheshin së bashku, jo vetëm në kuvend por edhe personalisht. Që ato ditë miqësia e tyre mori fund, për t'u thelluar pas hipjes së Zogut në fron. Këtu do t'ju theksoja faktet që Qazim Mulleti njihej me Ahmet Zogun qysh prej adoleshencës.
Ata kishin qenë shokë të ngushtë në Stamboll. Kishin qenë bashkërisht në të njëjtën kohë në Vjenë dhe në të njëjtën kohë vijuan edhe studimet e mëtejshme. Po bashkërisht kanë qenë edhe në delegacionin e shqiptarëve, kur shkuan në pallatin mbretëror të uronin Princin Ferdinand për hipjen ne Fronin e Perandorit pas vdekjes së të atit të tij, Franc Jozef. Ka edhe shumë pika të tjera kontakti mes tyre. Por situatat sollën armiqësinë e tyre të madhe, aq sa kur ishte Zogu në fron, Mulletajt emigruan politikisht, përveç tim eti, Hakiut, i cili punoi në një post të rëndësishëm të administratës së Zogut.
Pse, çfarë ndodhi që solli gjithë këtë çarje?
Gjithçka ka ndodhur pas kundërshtisë së Qazimit dhe të shumë patriotëve për të kaluar Ahmet Zogu në fronin e Mbretit të Shqipërisë, kur ajo nuk kishte nevojë për një lloj sistemi të tillë. Por një gjë të tillë Zogu e kishte pasur ëndërr shumë shpejt. Pra qëllimi i tij i veçantë kishte qenë herët, që të bëhej mbret i Shqipërisë. Këtë ëndërr, ai ia kishte shprehur në mënyrë shumë konfidenciale edhe Qazim Mulletit. Kemi parasysh këtu, se kjo që i kishte shprehur Qazimit ishte një sekret shumë i madh, gjë që u tregohej vetëm miqve shumë konfidentë, pra, deri në këtë kohë ata kanë qenë të tillë. Por Qazimi këtu nuk qëndroi sekret. Ai me patriotët e ardhur nga Stambolli dhe shumë të tjerë ishin për një regjencë të mirëfilltë në Shqipëri dhe jo për një mbretëri. Për këtë arsye, ndryshe nga sa ishte porositur, ai e dekonspiroi këtë sekret të madh të Ahmet Zogut, duke ia treguar dajës së tij, Mytesimit, që në Lushnjë ishte pikërisht nënkryetar i Kuvendit.
Kështu që, gjatë kohës së punimeve të kongresit dhe pikërisht në momentin që diskutohej posti që do të merrte Ahmet Zogu, Mytesimi, që dinte sekretin e qëllimit u shpreh publikisht: "Mos i jepni pushtet shumë Ahmet Zogut, se don me u bë mbret". Zogu, kur dëgjoi këtë frazë, u befasua dhe u gozhdua njëkohësisht. I ishte dekonspiruar sekreti më i madh dhe më sublim i jetës së tij. Menjëherë pas kësaj ktheu kokën nga karrigia ku ishte ulur Qazim Mulleti, duke kuptuar se këtë sekret e kishte nxjerrë vetëm ai, pasi vetëm ai e dinte një gjë të tillë, prej besimit dhe konfidencës që kishte pasur për të. Pas këtij çasti kur u bë deklarata bombë e dajës së Qazimit, Ahmet Zogu menjëherë ktheu kokën dhe pa në mënyrë domethënëse nga ai që i kishte shkelur besën. Si e pa disa çaste me nënkuptim dhe pa ia ndarë sytë, mori drejtimin për nga podiumi ku diskutohej emri i tij, që ndërkohë u dakordua që të mbante postin e ministrit të Brendshëm. Që prej atij momenti, ata jo vetëm që nuk u pajtuan më, por edhe u bënë armiq të betuar me njëri-tjetrin.
Në Kongresin e Lushnjës, veç qeverisë së Sulejman Delvinës u mor dhe vendimi historik i shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, apo jo?
E kam dëgjuar shumë këtë fakt, madje edhe nga shumë historianë të njohur, por e vërteta është shumë ndryshe.
Si është ndryshe?
Sepse nuk është zgjedhur Tirana Kryeqyteti i Shqipërisë në Kongresin e Lushnjës, por Durrësi. Kjo ndodhi, se Kongresi i Lushnjës sa kishte rrëzuar qeverinë e Durrësit, gjithashtu edhe Princ Vidi në Durrës e kishte selinë. Që u bë Tirana kryeqytet, ka qenë ndër të tjera edhe një kontribut personal i Qazim Mulletit.
Mund të më shpjegoheni?
Kur doli qeveria e Sulejman Delvinës nga Kongresi i Lushnjës u nis menjëherë për në Durrës për të ushtruar funksionet. Por influenca e qeverisë së Durrësit ishte e madhe në atë qytet, kështu që ata bënë rezistencë të fortë që kjo qeveri të mos mundte të hynte dot në qytet për të ushtruar funksionet. Pas kësaj, qeveritarët e mandatuar në Lushnjë kanë ngelur për rreth një javë të bllokuar në Kavajë. Ka qenë iniciativa personale e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, që, duke parë pengesat e papërballueshme dhe për të filluar punën qeveria, e sollën atë në Tiranë. Në këtë mënyrë Tirana u kthye si të thuash në kryeqytet provizor të Shqipërisë. Derisa në Tiranë hyri qeveria e Sulejman Delvinës dhe filloi funksionet e saj, s'kishe si ta quaje ndryshe.
Çfarë ishte Qazim Mulleti në atë moment?
Qazim Mulleti së pari njihej si patriot me emër, ndërkohë që, si ushtarak i mirëfilltë që ishte, për shkak të diplomimit në kolegjin e Stambollit dhe atij ushtarak që kishte bërë në Vjenë, ai ishte në sigurinë e qeverisë së Lushnjës, - një post specifik për të, si ushtarak i lartë që konsiderohej.
Ku u vendos ajo qeveri, në një kohë që nuk pritej të fillonte funksionet në Tiranë?
I kthyen shtëpitë në ministri. Konkretisht, aty ku ka qenë biblioteka e vjetër e Tiranës, që bie saktësisht përballë lulishtes "1 Maji", - rruga që ecën te ura karakteristike e shekullit XIX e quajtur ndryshe Ura e Tabakëve, - është vendosur Kryeministria. Në shtëpinë tonë për shembull, që i përkiste zyrtarisht Ali Bej Mulletit, u vendos Ministria e Bujqësisë, e kështu me radhë. Pra, me iniciativë dhe me përkushtim të patriotëve vendas, u bë i mundur krijimi i ambienteve për fillimin e punës së qeverisë.
Dhe prej kësaj situate, Tirana mbeti në mënyrë të vullnetshme kryeqytet?
Janë dashur të paktën pesë vjet debat dhe përplasje derisa u vendos që Tirana të jetë kryeqytet. Për shembull, Noli donte të ishte Vlora, Qazim Mulleti donte të ishte Tirana, Ahmet Zogu donte Kavajën, dikush Shkodrën e dikush Durrësin, etj. Qazim Mulleti ka argumentuar fuqishëm dhe bindshëm se përse duhej të ishte Tirana, duke filluar me kodrinat që e rrethonin dhe hapësirën e krijuar, me klimën apo vendvendosjen e saj në udhëkryq të jug-veriut, etj. Pas këtyre përpjekjeve bindëse, Ahmet Zogu në vitin 1925 e ka dekretuar Tiranën Kryeqytet të Shqipërisë.
Në qeverinë e dalë prej Kongresit të Lushnjës, me sa jam i njohur, ka punuar edhe babai juaj. Jo vetëm kaq, por kam mësuar se ai ka qenë zyrtar shumë i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, ku ministër ishte pikërisht Ahmet Zogu. Është e vërtetë?
Jeni shumë i saktë. Madje do të shtoja se, në funksion të asaj qeverie e ka emëruar drejtpërsëdrejti kryeministri Sulejman Delvina. Në atë kohë im atë, Hakiu, ndodhej në Vjenë. Personalisht Kryeministri Delvina firmos një telegram të nisur drejt tij, ku i shkruan: "Të vish urgjent në Tiranë dhe të paraqitesh në detyrë, se je emëruar Sekretar i Dytë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ministër Ahmet Zogun". Megjithëse ai ishte në Vjenë dhe me sa di nuk ishte keq, pas thirrjes që i bëri qeveria shqiptare u paraqit menjëherë në detyrë.
Por duhet të kesh parasysh faktin, se ai erdhi Sekretar i Dytë i asaj ministrie, por nuk ishte pjesë politike e saj, por ishte një specialist i mirëfilltë, pra një teknokrat i devotshëm që mbulonte buxhetin e saj. Ai merrej me analizën dhe administrimin dokumentar të buxhetit, ndërkohë që merrej edhe me hartimin paraprak të projektligjeve apo të rregulloreve të funksionimit të brendshëm të administratës apo të strukturave të ministrisë. Më mbrapa ai u bë sekretar shteti i asaj ministrie.
Si i kishte marrëdhëniet me ministrin, pra me Ahmet Zogun?
Shumë të mira. Ahmet Zogu dinte tëi vlerësonte njerëzit dhe sidomos specialistët. Por duhet thënë këtu, që Zogu si ministër u shfaq me nja autoritet të jashtëzakonshëm. Ai vendosi një rregull në ministri që çuditesh edhe sot. Uniformën e bëri të detyrueshme me rregullore, ku burrat mbanin republikë dhe ishin me kostum spic. Orari ishte fiks dhe i patolerueshëm. Madje dua t'ju tregoj një episod, kur im atë shkonte në punë në mëngjes dhe pasdite. Ai kishte një mjekër pak a shumë të ashpër dhe detyrohej të rruhej dy herë në ditë para se të shkonte në punë. Nuk bëhej fjalë që në ministri të mund të toleroheshe për paraqitjen e jashtme. Madje një mëngjes që nuk e kishte çuar e ëma në kohë nga gjumi, ai ka bërë namin që nuk do të arrinte dot në orën e duhur në zyrë. Një ditë e pyet e ëma, pra gjyshja ime, Nailja, duke i thënë:
- Kë keni të parë mor bir, që ju ka vënë kaq në zehene?
- Kemi të birin e Sanijes, - iu përgjigj im atë.
- Jua paska bërë paq, që ju paska mbledhur kështu. Qenka i zoti i biri i Sanijes, - vijoi, jo pak e çuditur ajo.
Por edhe pas rënies së Zogut, pas Revolucionit të Qershorit në '24-ën dhe ardhjes së Nolit në fuqi, im atë është thërritur posaçërisht nga Kryeministri në detyrën e Këshilltarit të qeverisë për buxhetin. Këtu, në lidhje me diplomacinë e Nolit, kam diçka shumë të rëndësishme për juve dhe për opinionin e gjerë, që nuk është thënë ndonjëherë dhe që unë e kam dëgjuar personalisht nga babai im, që ka qenë prezent pranë Nolit pothuajse në të gjithë veprimtarinë e tij.
Çfarë është kjo dëshmi që jua paska thënë yt atë në lidhje me Nolin?
Kur Noli erdhi në pushtet në qershorin e '24-ës, menjëherë pas varrimit të Avni Rustemit, - varrim supermadhështor e me pjesëmarrje mbarëpopullore, - gjeti një buxhet minimal. Fuqitë e Mëdha, kur ai mori kontaktet e para si kryeministër i ri i shtetit të vet, i kërkuan procedurat ligjore të marrjes së pushtetit dhe pastaj mund të hynte në marrëdhënie me ta si kryeministër i vërtetë i mandatuar nga populli i tij. Fjala ishte, se kishte ardhur me revolucion dhe jo me votë, prandaj i kërkuan që brenda tre muajsh të mbante zgjedhje të rregullta dhe të riafirmonte pozicionin e qeverisë së vet në drejtim të shtetit. Vetëm pas kësaj ata do t'i jepnin një hua prej 400 deri në 500 milionë frangash ari, brenda të cilave 120 milionë franga ari do t'i faleshin. Këto do t'i konsideronin si një ndihmë për mëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe zhvillimin e saj.
Dhe nuk i mori?
Këtu është historia më interesante, sepse siç e dini Noli nuk mbajti zgjedhje, ndërkohë që financat e qeverisë së tij shkuan në zero. Pas kësaj, ai u nis në Lidhjen e Kombeve në Zvicër për të kërkuar huatë dhe ndihmat e premtuara, pasi vendi i tij ishte në katastrofë. Këtë e di shumë mirë, se im atë e ka shoqëruar në çdo hap gjatë asaj vizite dhe ka qenë i pranishëm në çdo bisedë që ka bërë.
Dhe si e shpjegon yt atë, rezultatin e asaj vizite të Nolit?
Kur shkoi në Zvicër dhe deshi të bisedonte me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, ai i refuzoi dhe i mohoi gjithçka, aq sa nuk i dha asnjë shenjë dhe asnjë shpresë. Kuptohej qartë se ai i ktheu fuqishëm krahët Fan Nolit, i cili nuk kishte pranuar të bënte zgjedhjet e përgjithshme dhe të legjitimonte qeverinë e tij të dalë nga revolucioni. Pas kësaj ishte e çfarë ishte! Noli mori fjalën në seancën e radhës, ku iu lëshua Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, duke mos i lënë kusur. Pas kësaj ngriti fuqishëm zërin, për arsyen absurde sipas tij, se përse Fuqitë e Mëdha kërkonin të funksiononte një parlament i rregullt, duke e quajtur para tyre një parlament të tillë, 'parlament llafazanësh dhe maskarenjsh'. Pra ai injoronte parlamentin dhe ishte tepër i revoltuar dhe shpërthyes se përse ato nuk e mbështesnin qeverinë e tij, pavarësisht se nuk kishte dalë nga zgjedhjet. Aq shumë e ka ngritur zërin Fan Noli në atë asamble, sa që u çuditën të gjithë, aq sa përfaqësuesi kinez, tepër i befasuar, u shpreh:
- Kush është ky që folka kështu? Kë përfaqëson?
Noli iu përgjigj:
- Unë jam Kryeministri i Shqipërisë dhe përfaqësoj plot 800 mijë shqiptarë dhe jo 800 milionë kinezë që ta dini mirë ju zotëri.
Ai fjalim i Nolit, - më ka thënë babai, - ishte një nga fjalimet më antidiplomatike që mund të ketë pasur ndonjëherë në historinë e kombeve. Madje mund të ketë qenë pikërisht ai fjalim që e nxori nga politika.
Babi juaj ishte në seancë dhe dëgjonte personalisht atë fjalë të Nolit në Lidhjen e Kombeve?
Im atë ishte pikërisht brenda dhe shikonte të gjitha reagimet e tyre, jo vetëm në seancë, por në çdo bisedë që ka bërë Noli. Është quajtur, - thoshte babai, - se ai fjalim ka qenë ligjërimi i Nolit para Lidhjes së Kombeve, por unë, pavarësisht se nuk isha diplomat por isha teknicien i financave, e kuptova se pikërisht ai fjalim ishte rrënimi politik i Nolit. Ai rast për Nolin, ka qenë një ndër ato rastet tipike të fataliteteve që përmend Cvajgu.
Për këtë thua ta ketë pësuar Noli?
Unë po të sjell dëshminë e gjallë të tim eti, që ka qenë prezent në atë takim, për faktin se ai po shkonte për financat. Dhe po të ndjekësh rrjedhën e historisë, si iku Noli dhe si u rikthye Zogu, të bëjnë ta besosh katërcipërisht. Madje unë po ta jap të plotë fjalën e Nolit, që ka mbajtur në atë takim për të cilin më fliste shumë im atë, por që munda ta siguroja me shumë mundim vetëm pas viteve '90-të. (Zgjat një material të palosur, mbi të cilin duken qartë shenjat e kohës së largët. - Shënimi im, F.V).
Po ju dëgjoj në analizën tuaj të atyre fakteve që po më përcillni, të cilat besoj i transmetoni nga yt atë, apo jo?
Patjetër, se ç'kuptim ka?! Zogu, që për hir të së vërtetës ishte tip shumë i zgjuar, e studioi këtë situatë dhe e kuptoi që u hap drita e kuqe për jetëgjatësinë e Nolit në pushtet. Kjo do të thoshte se ishte hapur jeshilja për vetë Zogun. Gjithçka e bënë anglezët, që po të shikosh mirë historinë, janë pikërisht ata që kanë krijuar edhe federatën e Jugosllavisë. Pra këta mundësuan hapësirën e Zogut, që ishte në pritje për t'u rikthyer në Tiranë. Zogu ka marrë prej tyre 20 mijë napolona ari, për të korruptuar krerët e Dibrës që hapën rrugën në kufirin shtetëror nga do të vinte ai.
Nuk ka ardhur me mbështetjen e jugosllavëve?
Ka 50 vjet që dëgjohet i njëjti refren dhe harrohen të bëhen analizat e mësipërme. Zogu ka ardhur pikërisht pas atij incidenti të Nolit në Zvicër, kur iu lëshua me gjithë forcën Sekretarit të Përgjithshëm të Fuqive të Mëdha dhe vetë panelit pjesëmarrës në atë sallë fuqiplote. Pas kësaj, si ka rekrutuar krerët e Dibrës, Zogu me në krye një grusht njerëzish, hyri triumfalisht në Tiranë, ndërkohë që Noli nuk diti ku të futej, pa i zënë këmbët dhé.
Mos po flisni me mllef kundër Nolit?
Unë dhe fisi im kemi qenë "nolistë" dhe Qazimi ka marrë pjesë në atentatin kundër Zogut, madje Zogu e dënoi me vdekje dhe konfiskoi dhe pronat e familjes Mulleti, kështu që s'ka arsye të flas me artificializma në histori. E vërteta është kjo: Zogu hyri me 300 deri në 700 burra në Tiranë dhe kryesorja është se hyri triumfalisht dhe pa hedhur asnjë pushkë. Ky është fakt dhe s'ka njeri që s'e di. A s'më thua ti mua, se si ka mundësi të rikthehet një mbret me së shumti 700 burra, pa hedhur asnjë pushkë?
Ku ishte Qazim Mulleti në atë kohë?
Në atë kohë Qazim Mulleti ka qenë në krye të 500 luftëtarëve në Kavajë që të bënte rezistencë, por i kanë folur se çfarë po bënte kur vetë Noli ia mbathi, pa mundur të merrte dhe valixhet nga zyra e tij. Dhe me Zogun, -ndryshe nga sa thuhet e vërteta, - nuk erdhi asnjë jugosllav dhe s'kishte asnjë rezistencë që të besosh se e sollën jugosllavët. Tjetër kund fle lepuri. Nuk mund të rrinte Noli pa tentuar të bënte zgjedhje fare.
Pas kësaj, Qazimi iku nëpërmjet Vlorës në Zara të Italisë dhe prej andej në Vjenë. E veçanta është, se tim atë e mbajti Zogu si specialist.
Vijoi të punonte sërish yt atë dhe pse kishte qenë me Nolin?
Kishte qenë me Zogun fillimisht. Pastaj kishte qenë me Nolin dhe së fundmi, kur u rikthye Zogu, u rimbajt sërish në detyrë. Por gjashtë muaj më mbrapa, nga presioni i antinolistëve, Ahmet Zogu u detyrua ta lirojë nga administrata, me dekret të posaçëm.
(Vijon nesër)