E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka-Lambsdorff: Bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me vendet e BE-së

Ministri i Brendshëm Flamur Noka, priti në një takim kortezie të dërguarin e posaçëm të Ministrise se Jashtme Federale të Gjermanisë për Europën Juglindore, ambasadorin Nikolaus Graf Lambsdorff. Gjatë takimit, Ministri i Brendshëm Flamur Noka, e informoi Ambasadorin Lambsdorff lidhur me çështjet e rendit dhe të sigurisë publike.
 

Ministri Noka i paraqiti një panoramë të punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit në vend, si edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer të tyre në nivele bilaterale me vendet e BE-së, por edhe me strukura si Europolin, Interpolin, FRONTEX-in, etj.
 

"Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë shënuar rezultate shumë të mira, në luftën kundër krimit, tarfikimit të lëndëve narkotike, por në kuadër të krimit ekonomik apo pastrimit të parve", u shpreh Ministri Noka.
 

Nga ana e tij, Ambasadori Lambsdorff, shprehu vlerësime për punën e Policisë së Shtetit lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në vend, por edhe më gjerë. Lambsdorff duke vlerësuar arritjet dhe reformat në Policinë e Shtetit, shprehu bindjen se kjo punë do të vijojë edhe në të ardhmen, në dobi të profesionalizmit të saj dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›