Gramoz Ruçi: Të hapur për aleancë me LSI, AK e FRD
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi deklaroi dje në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" se PS është e hapur për një koalicion me LSI-në. Lidhur me çështjen e imunitetit ai përsëriti qëndrimin se mazhoranca duhet të votojë paketën e propozuar nga PS, ndërkohë që e cilësoi si një marrëzi kushtetuese paralajmërimin e kryeministrit Berisha për zhvillimin e një referendumi për këtë çështje.
Cili është qëndrimi i PS për imunitetin? Paketa juaj e propozimeve janë kusht për votën ndaj imunitetit apo janë dy gjëra të ndara?
Nuk mund të flasim për kushte, problemi është më i madh se kaq. Kushtetuta është guri themeltar i shtetit dhe nëse është bërë një gabim, të cilin ne e kemi pranuar, mënyra sesi u ndërhy dhe e krahasuar kjo tani me propozimin për të ndryshuar një nen të kushtetutës, ashtu sikurse e kemi thënë, e deklaruar, ne kemi propozuar që ndërhyrjet në kushtetutë janë të domosdoshme, por duhet prekur në disa aspekte pasi ndryshimi i bërë para dy vjetësh prishi një balancë.
Çfarë balance?
Balancën e institucioneve të pavarura. Prekja e nenit të presidentit natyrshëm që prish balancat e tjera, kështu që propozimet tona janë pikërisht për të ruajtur këtë balancë, pra nuk janë as kushte as pengesë për imunitetin. Për imunitetin ne e kemi shprehur që jemi pro heqjes, por kërkojmë nga kundërshtarët tanë politikë që të merren më parë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ne në mënyrë që të ruhet kjo balancë për të cilën fola.
PD i cilësoi paçavure propozimet tuaja...
Ishte gjëja që nuk duhet ta dëgjoja. Politikisht është një gafë për mua. Jam habitur për këtë deklaratë sepse propozimet e PS janë zgjidhje e problemeve të funksionit të organeve të drejtësisë. Ato janë fryt i një mendimi të tërhequr nga mjaft ekspertë dhe modele të marra nga kushtetutat e të gjithave vendeve të BE-së, nga ku përmend Gjermaninë, Francën, Italinë etj.
Berisha thotë që klubi i miliarderëve të PS-së nuk i intereson heqja?
E kundërta është e vërtetë. Korrupsionin nuk e bëjnë opozitarët, por pushtetarët. Nëse Berisha vërtet do të ishte i interesuar për statusin kandidat ai do të pranonte heqjen e imunitetit më herët. Kam qenë dëshmitar në negociatat për Presidentin, ku Rama i ka kërkuar për një orë e gjysëm Berishës zgjedhjen e një presidenti konsensual, reformën parlamentare, reformën zgjedhore dhe heqjen e imunitetin. Këto kanë qenë katër kërkesat që Rama i parashtroi Berishës dhe e pesta ishte që këto çështje të mbyllen brenda qershorit. Dhe pasi mandej që Rama e Berisha të shkonin bashkë në Bruksel për të kërkuar marrjen e statusit. Të gjitha këto kërkesa, Berisha i refuzoi.
A do ta votoni heqjen e imunitetin?
Ne e kemi deklaruar, dhe unë po e përsëris që ne kërkojmë që ndërhyrja në kushtetutë të bëhet njëherë dhe vetëm njëherë.
Pra o të gjitha o asnjë?
Nuk e thashë këtë. Po them që klasa politike të ulet dhe të diskutojë propozimet.
Ideja e referendumit?
Është një marrëzi kushtetuese sepse nuk mund të realizohet. Rruga e thjeshtë e shkurtër dhe pa asnjë shpenzim është vetëm parlamenti. E gjitha kjo është një alibi për të fajësuar opozitën për mos marrjen e statusit kandidat e për t'i thënë popullit që na pengoi opozita. Milionerët e PS i kanë vënë ato para në kohën kur nuk ishin deputetë. Berisha ka 8 vjet në pushtet, nëse i ka vënë dikush me rrugë të pista këto lekë, ai ka gjithë mundësitë që ta faktojë këtë dhe t'ia bëjë të ditur opinionit publik. Nëse ka vullnet politik, paketa mund të miratohet brenda këtij muaji, ose maksimumi në javën e parë të tetorit.
Si është e vërteta në lidhje me mungesën e opozitës në delegacionin e Nishanit në Kosovë? Në media u fol se ju është dërguar në celular një ftesë me sms.
Nuk kam patur asnjë ftesë zyrtare nga institucioni i Presidentit. Nuk e di nëse adoleshentët e sotëm bëjnë dashuri me sms, por në moshën time dhe të Nishanit të bëje dashuri me sms do të thoshte që të martoheshe me mblesëri. Unë jam martuar me dashuri, Nishani besoj gjithashtu. Kur të flasësh për marrëdhënie serioze midis institucionit të presidentit dhe opozitës shqiptare sigurisht që ka një protokoll, ka një zyrë edhe ne si PS nuk kemi marrë asnjë ftesë nga presidenti shqiptar. Lidhur me sms unë jam politikani që unë nuk i preferoj, por pëlqej komunikimin direkt. Unë nuk pëlqej komunikimin me sms. Lidhur me çështjen e deputetit të Kukësit edhe kjo është një spekulim.
Cili ka qenë teksti i mesazhit?
"Z. Ruçi, Presidenti do vejë në Kosovë dhe kemi menduar që të çoni dhe ju një deputet të PS-së". Unë nuk e di sot e kësaj dite kush ma ka bërë këtë sms sepse edhe një qytetar i thjeshtë mund të dërgojë një sms dhe të më thotë që jam Bujar Nishani. Cilin sms duhet të besoj? Ndaj ju thashë që ky nuk është një komunikim serioz. Por edhe sikur të kishte ardhur me ftesë zyrtare ky ishte një qëndrim politik. Nuk do merrnim pjesë në delegacion.
A do ndryshojë marrëdhëniet e opozitës me presidentin Nishani sikundër vepruat me Topin? Ju edhe atë e kundërshtuat në fillim.
Emërimet e Nishanit në KLD, në SHISH dhe ushtri kanë qenë tërësisht politike. Ajo që ne paralajmëruam po ndodh.
Do merrni pjesë në procesin e dërgimit të kandidaturave për kryeprokurorin?
Nuk e di nëse Nishani do konsultohet me partitë politike, me anëtarët e institucioneve kushtetuese apo me konstitucionale, por ne do të jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar me institucionin e presidentit.
Do t'i çoni emër?
Nuk mund të hedh fall. Unë nuk e di nëse do organizojë konsulta. Madje edhe nëse organizon konsulta ai do të pranojë kandidaturë. Zgjedhja është atribut i presidentit.
Por LSI ka paralajmëruar se do të çojë kandidaturë?
Të gjitha këto pikëpyetjet i zgjidh një problem. Miratimi i ndryshimit të neneve të kushtetutës që ka propozuar. Nëse prokurori, anëtarët e gjykatave më të larta të zgjidhen me shumicë të cilësuar, sigurisht që do të kemi produkt pozitiv.
A ka tentativa për t'u afruar me LSI-në?
Ne s'kemi bërë ndonjë tentativë për ta tërhequr nga qeveria, por kemi bërë një tentativë vullnetmirë për të zgjedhur me konsensus presidentin, si në takimin informal ashtu edhe në takimin formal. Ky ka qenë qëllimi i vetëm në negociatat që kemi zhvilluar në atë kohë me LSI-në.
Ekziston mundësia që të ketë një afrim tjetër?
Asnjëherë nuk kemi thënë jo. Pse duhet të them jo? Ne kemi qenë e do të vazhdojmë të jemi të hapur, ashtu sikundër ka thënë z.Rama por edhe unë, ne do të bashkohemi në koalicion me të gjithë ato forca politike që nuk janë dakord me këtë qeveri. Nëse LSI sot është në qeverisje nuk bëhet fjalë për koalicion me të. Nëse LSI bie dakord që kjo qeverisje është rrudhur e ka dështuar atëherë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këto forcë politike. Por sot kjo pyetje nuk ngelet për PS-në, por për LSI-në. Ne periodikisht kemi thënë që nëse LSI ikën nga pushteti dhe i bashkohet aksionit politik të opozitës, pse jo.
Edhe nëse kërkon 8-10 deputetë në tavolinë?
Vetë kodi zgjedhor i ka zgjidhur këto probleme. Do futesh, dhe çdo parti e koalicionit do të marrë aq vota sa do t'i japë sovrani.
Ka ndonjë sinjal?
Nuk bëhet fjalë. Nëse do të kishte do ishte bërë publike.
Përse duhet përcaktuar strategjia e opozitës në një takim informal të zhvilluar në Korçë?
Nuk është kështu. Ato janë grupe pune pranë kryetarit të partisë në funksion të mbledhjes së ardhshme të kryesisë dhe asamblesë kombëtare.
Pse pikërisht në Korçë?
Pse jo në Korçë? Dikur z.Berisha ka thënë po të do Korça, të do e gjithë Shqipëria.
Aleatët tuaj janë larguar?
Nuk më rezulton se është larguar ndonjë aleat i yni. Bëjnë shumë mirë që ngrenë zërin e tyre. Madje ne i kemi mbështetur deri në fund në pretendimin e tyre të drejtë për Kodin. Aleatët e vegjël të PD-së e nuk kanë ngritur zërin.
Nëse ata do kërkojnë të jenë kandidatë për deputetë në listat e PS, ju do ta pranoni?
Kjo nuk është kërkesë e drejtë.
Spahiu e Topi mund të jenë aleatët tuaj?
Çdo parti që bashkohet për të rrëzuar këtë qeveri të dështuar e të korruptuar, dyert e koalicionit të PS-së janë të hapura. Ne mendojmë se do të kemi mbi 20 aleatë.
Me z.Nano çfarë po ndodh, flitet se do krijojë një parti?
E drejtë e tij. Edhe unë e kam dëgjuar, por më shumë i besoj kur gjërat materializohen. Ajo që unë do të nënvizoja është që gjëja e fundit që nuk do ta besoja është që çfarëdo lloj veprimi që do krijonte z. Nano të dëmtonte aksionin opozitar për fitoren në 2013-ën.
Nëse do kërkojë të ketë një pjesë të emrave të deputetëve të PS?
PS është një, ka një lider që është Edi Rama, ka një program që është në përfundim e sipër, do ketë dhe një ekip me 140 emra deputetësh, që nuk do jenë ca të z.Rama, ca të z. Ruçi. Ata do jenë kandidatura të PS-së.
Z. Nano do jetë një nga 140 emrat?
Z. Nano ka patur dhe ka ambicie të tjera. Nga goja e z. Nano kam dëgjuar që kostumi i deputetit i ri i ngushtë. Kam dëgjuar që ai nuk do të bëhet deputet, por president.
Z. Majko e ka krahasuar situatën me vitin '96 duke paralajmëruar rrezikun e vjedhjes së votave.
Nuk besoj se z. Majko ka thënë kështu, por e ka trajtuar më gjerë problematikën. Fati i zgjedhjeve do vendoset tek qendra e votimit dhe PS do tregojë që vota e shqiptarëve do jetë e garantuar.
Keni krijuar strukturat për mbrojtjen e votave?
I ka garantuar Kodi Elektoral. Mjafton që PS të marrë masat dhe është e garantuar vota e elektoratit shqiptar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)