Ndoka Jemi gati te bejme koalicion me partine re te Topit
Krijimi i nje partie te re nen nismen e Presidentit aktual Bamir Topi pritet te krijoje qerthullin e nje poli te ri ne politike. Ende pa marre jete ideja e nje partie te re djathtas po terheq vemendjen e shumekujt shoqeruar edhe me gatishmerine per tu bashkerenditur ne nje kamp ne te ardhmen. Rreshqitja kesaj radhe vjen nga koalicioni opozitar teksa demokristiani Nard Ndoka ne nje interviste televizive ka shprehur optimizem per kete nisme por edhe mbeshtetje. Pa diskutim qe zoti Topi do te kete mbeshtetjen dhe bashkepunimin tone te metejshem ne politiken shqiptare. Ne realisht mund te jemi ne opozite por jemi parti e qendres se djathte ndaj dhe programi yne politik do te jete shume prane asaj qe do te perfaqesoje zoti Topi ne politike. Sot eshte ende heret per te folur per nje gje te tille sepse Presidenti Topi eshte ne detyren e tij institucionale. Por ne e mirepresim nje iniciative te tille - tha Ndoka. Me ngacmuese behet kjo gatishmeri e Ndokes po te mbahet parasysh se ai eshte nje rreshtim qe i jep tjeter kuptim edhe perplasjes se fundit me karakter krahinorist mes Bamir Topit dhe kryetares se Kuvendit te Shqiperise nenkryetare e Partise Demokratike Jozefina Topalli. Demokristianet kane mbeshtetje te gjere ne Qarkun e Shkodres sidomos mes komunitetit katolik qe konsiderohet si bastion i se djathtes dhe si nje pike e forte e ndikimit te Topallit. Per pasoje ky gershetim politik e ben nul akuzen dhe lojen politike te diteve te fundit ku kryetarja e Kuvendit tentoi te nxiste keqkuptimet tradicionale nisur nga nje replike e Presidentit. Sa i perket marredhenieve aktuale me Partine Socialiste Ndoka eshte ndalur edhe te situata e krijuar me votat ne keshillat e qarqeve duke hedhur poshte akuzat e PS-se ndaj se ciles kerkoi marrjen e pergjegjesive. Ne asnje rast nuk ka ndodhur qe keshilltaret e PDK-se te shiten apo te blihen sic kane ndodhur ne Partine Socialiste dhe ky eshte nje problem i PS-se. Nje fenomen qe meriton vemendje qe mazhoranca po blen gjithcka. Ky eshte nje fenomen qe duhet te shqetesoje dhe vete zotin Brace qe ka dhe nje mandat politik dhe nje mundesi me teper per ti ngritur keto probleme ne formen dhe per te gjetur zgjidhjen sesa duke u marre me aleatet e vecante te cilet kane nje peshe shume te ulet ne kete problem - u shpreh kreu i PDK-se duke iu pergjigjur edhe akuzave te deputetit socialist Erjon Brace. Ndoka ka refuzuar te komentoje dhe mungesen e zotit Milo dhe zoti Dule nga tryezat e opozites duke thene se opozita per momentin ka nje qendrim te unifikuar dhe prioritet reformen zgjedhore. Ne kete kontekst PDK-ja ka qene deri me sot nje prej partive me pak konfliktuale dhe me te angazhuara perkrah selise roze te drejtuar nga Edi Rama. Por ajo dhe vete Ndoka ka ne karrieren e vet nje tradite bashkepunimi dhe qeverisjeje madje edhe me Partine Demokratike apo Levizjen Socialiste per Integrim me te cilen ndau kauzen e reformes zgjedhore ne vitin 2008. Madje asokohe Ndoka se bashku me Ilir Meten dhe te tjere hyne edhe ne nje greve urie brenda ne seline e Parlamentit shqiptar.