Organi i akuzes ndaloi hetimet per Ristanin dhe tre anetaret e KQZ-se
Prokuroria pushoi hetimet per kallezimin e Partise Socialiste ndaj anetareve te mazhorances ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pasi nga verifikimet paraprake rezultoi se nuk ka veper penale. Pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor i cili vendosi te hape te gjitha kutite e votimit te 8 majit te Tiranes akuza ka kryer nje sere procedurash dhe pasi ka marre ne dore zyrtarisht vendimin e arsyetuar vendosi ne kufijte e limiteve kohore qe te pushoje kete kallezim pasi vendimet e KQZ-se u apeluan ne Kolegj dhe ky i fundit mori nje vendim i cili nuk binte ndesh me aktin normativ. Akuza thote se ndaj anetareve te Komisionit nuk ka asnje hetim te nisur dhe se vendimmarrja e tyre eshte objekt i vleresimit ne gjykaten zgjedhore. Ne kete menyre prokuroria pushoi nje kallezim te subjekteve politike duke mos preferuar te behet faktor per zgjedhjet e 8 majit ne Tirane ku KQZ-ja me nje vendim te diskutuar nga palet hapi disa kuti votimi per numerimin e fleteve te hedhura gabim. Akti u cilesua nga PS-ja si shkelje e ligjit madje per kete fakt u perpilua nje kallezim i gjate penal ndaj kryetarit dhe tre anetareve te mazhorances ne KQZ. Perpos fakteve dhe dokumentacionit prokuroria u justifikua se hapi nje verifikim te ketij kallezimi megjithese shfrytezoi te gjitha hapesirat e ligjit dhe arriti qe te marre nje vendim pasi me pare u shpreh Kolegji. Sipas kallezimit te PS-se ne daten 14 maj perfundoi numerimi i kutise se qendres se fundit te votimit ne Njesine Bashkiake Nr.5 Tirane me votat per kryetar te Bashkise se Tiranes. Ky proces u krye para mediave dhe ne perfundim te tij mbi bazen e rezultateve te 485 QV-ve te numeruara kandidati per kryetar bashkie i PS rezultoi fitues duke marre 10 vota me shume se kandidati tjeter. Rezultatet paraprake te ketij votimi kuti mbas kutie u bene publike nga mediat audio-vizive dhe te shkruara si dhe u afishuan publikisht edhe nga KQZ-ja deri ne 3 kutite e fundit te numeruara. Ne momentin qe kandidati i PS-se Edi Rama doli me rezultatin final plus 10 vota KQZ-ja ndaloi publikimin e tabelave te rezultatit si dhe bllokoi faqen e internetit pa dhene asnje arsye - thuhet ne kallezim. Me pas vijon se ne daten 18 maj nen diktatin e kryetarit Ristani anetaret e mazhorances vendosen te miratojne ne parim me 4 vota aktin normativ Per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin dhe keshillin e Bashkise Tirane te cilat gjenden ne kutite e gabuara. Vendimi sipas PS-se eshte marre ne kundershtim te hapur me proceduren e parashikuar nga nenet 21 23 e 24 te Kodit Zgjedhor lidhur me kompetencat e KQZ-se llojet e akteve te KQZ-se dhe natyren e tyre si dhe vendimmarrjen e KQZ-se pasi duhej kuorumi prej 5 anetaresh per kete vendimmarrje.