Ndoka: Krim politik. Akuzon Topallin

Menjehere pas krimit reagon dhe kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ndodhej ne Shkoder ne momentin e atentatiti, pasi Keka ishte duke udhetuar drejt qytetit te Shkodres pikerisht per t’u takuar me Ndoken.
Ndoka e konsideron vrasjen si produkt i klimes politike dhe akuzoi per kete nenkryetaren e PD-se Jozefina Topalli.
“Zonja Topalli, e cila eshte nje monter ne politike,po perdor nje fjalor qe kerkon gjak, nenshtrim, asgjesim. Politikane te tille jane fatkeqesi kombetare”, u shpreh Ndoka.