E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, dhunon nënën në gjendje të dehur, shoqërohet 20 vjeçari

Kthehet i dehur në shtëpi, dhunon nënën 20 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Babanit në rrethin e Devollit gjatë orëve të para të mëngjesit të kaluar. Gëzim Agastra, 20 vjeç, ka shkuar rreth orës 02:30 pas mesnate në shtëpi në gjendje të dehur. Nëna e tij Feruze Agastra ka dashur ti kërkojë llogari të birit për këtë veprim të tijin, si dhe shqetësimin që ishte krijuar në familje, ndërkohë që i biri ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke e keqtrajtuar të ëmën, madje duke tentuar ta vrasë atë. I riu e ka lënë të plagosur nënën e vet, të shtrirë në shtëpi dhe është larguar. Kanë qenë familjarët e saj të cilët e kanë çuar me urgjencë në spitalin e qytetit të Bilishtit. Policia ka marrë denoncimin e të dhunuarës nga i biri në spital, ndërsa ka shoqëruar pas disa orësh këtë të fundit. Duke iu referuar burimeve zyrtare nga policia lokale mësohet se Gëzim Agastra akuzohet për veprën penale të plagosjes me dashje, ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë. Madje policia ka kërkuar prej tij garancinë për të mos përdorur më dhunë fizike ndaj nënës së vet, në të kundërt do të përfundojë në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›