E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Raporti ndaj Thaçit nga një sharlatan

“Ne do të unifikojmë qëndrimin me përfaqësuesit e PD-së në Këshillin e Evropës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë, dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë”, u shpreh Rama gjatë takimit me gazetarë.

Në pikëpamjen tonë- shtoi kreu socialist –“hartuesi i këtij raporti është një sharlatant i cili i shtohet zogorisë së sharlatanëve që në histori kanë bërë keq, e shumë më keq për të goditur dhe dëmtuar shqiptarët dhe çështjen e tyre”.

Gjithashtu ai foli edhe për një sërë çështjes të tjera që shqetësojnë vendin, duke përmendur hetimin e zgjedhjeve parlamentare. “Hetimi i zgjedhjeve është imperativ dhe për të hyrë në një proces normalizimi në funksion të procesit normal të zhvillimit të demokracisë. Hapja e hetimit në datën 23 dhjetor, dhe pse kjo është një çështje e lënë për çastin e fundit, tregon se nuk ka vullnet për zgjedhje. Do të ishte hapja e asaj rruge që mbetet e bllokuar që është rruga drejt Bashkimit Evropian”, tha Rama.

Ai akuzoi qeverinë për zvarritjen e deri më tanishme. “Saliu të gjejë forcë që të ngrihet përtej mendjes së shthurur që e ka karakterizuar pas zgjedhjeve, dhe të bëjë detyrën ndaj shqiptarëve dhe pse nuk e kanë zgjedhur e kanë sot kryeministër dhe që e kanë lënë në baltë Shqipërinë duke shkaktuar refuzimin e Komisionit Europian”, vijoi shefi i opozitës. /S. Lleshi/start/

                                                                                             2010-12-17 14:07
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›