Ndoka: Mosdalja e rezultateve, në kufijtë e kaosit politik

Kreu i PDK-së Nard Ndoka u shpreh në studion e "Ora News" se zvarritja e daljes së rezultateve të zgjedhjeve është në kufijtë e një kaosi politik. Sipas tij problemi kryesor në këto zgjedhje është produkti që ato sjellin duke shtuar se me kodin elektoral u elemimua pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri. Gjithashtu Ndoka u shpreh se vendi ndodhet në krizë të thellë politike duke shtuar se koalicioni LSI-PD është një akt kalimtar për të përgatitur vendin për zgjedhjet e parakoheshme. "Nuk shoh jetëgjatësi dhe siguri tek kjo aleancë dhe të kemi zgjedhje të shpejta të parakohshme" theksoi Ndoka. Ndoka gjithashtu u shpreh se PDK-ja ka prova të pakontestueshme për vjedhjen e votave në qarkun e Shkodrës por edhe në disa qarqe të tjera të vendit. Kreu I PDK-së Ndoka gjithashtu u shpreh se edhe pse kjo forcë politike nuk ka marrë mandate ajo do të qëndrojë fuqishëm në politikën shëiptare. "Kemi dy parti të shkërmoqura dhe pa demokraci të brendshme dhe prezenca jonë është mjaft i domosdoshëm në këto momente" theksoi Ndoka. Ndoka gjithashtu u shpreh se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse do të kërkohet nga forumet e kësaj force politike.