E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas biçikletën, vdes 21-vjeçari

Një 21 vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në spitalin e qytetit të Gjirokastrës si pasojë e një aksidenti rrugor në afërsi të fshatit Vrisera, afër pikës kufitare të Kakavijës.Mësohet se 21 vjeçari Taulant Topalli, ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë, u përplas nga automjeti me targa greke, me drejtues shtetasin Gramoz Dervishi, duke marrë plagë të rënda". I plagosuri u përcoll me urgjencë në spitalin civil rajonal "Omer Nishani", por për shkak të hemoragjisë së brendshme, nuk mundi të mbijetojë. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia lokale dhe aktualisht kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›