Ndoka: “PDK-ja mbështet opozitën në zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit”
PDK-ja ndryshon Statutin, Këshilli Kombëtar shndërrohet në Asamble Kombëtare
Eneida Jaçaj
Partia Demokristiane, në mbledhjen e saj të djeshme, mblodhi Këshillin e saj Kombëtar, ku vendosi të ndryshojë Statusin. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, në fjalën e tij bëri një analizë të zgjedhjeve të fundit politike duke denoncuar edhe njëherë manipulimin e zgjedhjeve që, sipas tij, dëmtuan rëndë përfaqësimin e PDK-së. Ndoka theksoi se pavarësisht bashkëpunimit me opozitën, PDK-ja do të ruajë identitetin dhe programin e saj si parti.
Ndoka
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, theksoi se kjo parti do të bashkëpunojë ngushtë me opozitën për zbardhjen e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe largimin e kësaj maxhorance nga qeverisja. Sipas tij, kjo qeveri erdhi në pushtet duke dhunuar votën e lirë të qytetarëve dhe çdo ditë e më shumë po thellon krizën politike dhe ekonomike në vend me keqqeverisjen dhe vendosmërinë e saj për të bllokuar me çdo kusht hapjen e kutive të votimit dhe hetimin ligjor të zgjedhjeve. Kreu demokristian përshëndeti vendimin e Partisë Socialiste për të përfshirë në programin e saj zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri dhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë, si kolona të rëndësishme të programit të PDK-së. Në mbledhjen e Asamblesë u vendos hapja e partisë ndaj intelektualëve dhe figurave me kontribute politike dhe publike, duke synuar që të rrisin nivelin e përfaqësimit të vlerave demokristiane në skenën politike shqiptare.
Statuti
Partia Demokristiane vendosi që Këshilli Kombëtar të shndërrohet Asamble Kombëtare. Asambleja Kombëtare do të drejtohet nga presidenti i Asamblesë Kombëtare dhe sekretari i Asamblesë Kombëtare. Në Statut u saktësuan kompetencat e presidentit dhe të sekretarit të Asamblesë Kombëtare. Gjithashtu u votëbesuan drejtuesit aktualë të Asamblesë Kombëtare. Sekretar i Përgjithshëm u vendos Ndue Shpani, nënkryetarë u zgjodhën Aida Joanidhi dhe Sokol Frroku, si dhe u zgjodhën me votim të fshehtë dy nënkryetarë të rinj të kësaj partie, Baki Jazaj dhe Frano Kulli.
29 Prill 2010