Ndoka: Rama mos merret me tymin, por me zjarrin qe vuri Qamil Xhani
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar dje ndaj qendrimit te mbajtur nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, per kerkesen e aleateve ne lidhje me reformen zgjedhore. Ne nje prononcim dhene per gazeten "Koha Jone", Ndoka thekson se kreu i PS-se dhe vet partia me e madhe ne opozite duhet ta marre me shume seriozisht reformen zgjedhore. Ndoka i pergjigjet dhe batutes se kreut te PS-se, per "deklaratat ne tym" te aleateve. "Pasi e ndezi zjarrin per reformen zgjedhore, normale qe Rama do te thote qe aleatet flasin ne tym. Megjithate, pa dashur te bej batute me kreun e PS-se duhet qe ceshtja e reformes te merret me seriozisht nga kreu i PS dhe vete Partia Socialiste, pasi ne radhe te pare eshte ne interes te saj dhe koalicionit qe ajo drejton", - shprehet Nard Ndoka.
Kreu i demokristianeve komenton dhe masat qe jane marre nga Partia Socialiste ne lidhje me reformen, duke theksuar se nuk ka pasur asnje tryeze qe te kete qene e fokusuar ekskluzivisht ne reformen zgjedhore. Sipas tij, eshte e nevojshme qe Partia Socialiste te kete nje qendrim te qarte ndaj aleateve dhe raporteve qe mban me PS. "Them seriozitet, se PS ka organizuar dhe tryeze per kastravecin e detit dhe nuk ka bere nje tryeze serioze me eksperte per reformen zgjedhore. Kjo do t'i sherbente PS-se dhe opozites per te percaktuar piketat dhe qendrimin zyrtar ne lidhje me nderhyrjen qe duhet bere per reformen", - thote kreu i PDK-se. Ndoka sugjeron nje qendrim me te prere te PS-se ne raport me Partine Demokratike. Ai shprehet se PS duhet te vendose veton ne lidhje me korrektimin e sistemit zgjedhor dhe duhet te detyroje PD-ne qe te pranojne nje marreveshje te tille. "Nuk mendoj se eshte bindese te thuash se ne e duam ndryshimin e sistemit, por nuk e do PD. Partia Demokratike nuk e bene e vetme reformen, me PS-ne do ta beje, ndaj do te ishte me mire qe PS-ja te vendoste veton per kete ceshtje dhe te kerkonte zbatimin sa me te shpejte te pikave ku permiresohet Kodi Zgjedhor", - shprehet Ndoka. Duke folur per procesin e deritanishem te reformes zgjedhore, Ndoka hedh dyshime dhe per nje marreveshje te fshehte mes PS dhe PD, ku sipas tij, dy forcat kryesore kane rene dakord qe t'i bejne njera-tjetres koncesione. Ai shton se keto koncesione lidhen me pikat e tjera te Kodit dhe kane si qellim mosndryshimin e sistemit, per te mos u lene hapesire aleateve. "Rama duhet te tregohet i sinqerte me aleatet dhe te zbatoje premtimet qe na ka dhene me pare ne lidhje me reformen zgjedhore dhe jo te beje marreveshje te fshehte me Partine Demokratike", - tha dje kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka. Pas deklarates te perbashket te krereve te PDS, PSD, PSV '91 dhe PDK, ku shprehin hapur pakenaqesite ndaj liderit te PS-se dhe vet partise me te madhe te opozites, ka ardhur dhe reagimi i Rames. Rama i cilesoi si te nxituara dhe te pabaza akuzat e aleateve per prishjen e marreveshjes zgjedhore. "Keqardhje per reagimin ne tym te aleateve ndaj Partise Socialiste! PS mbron te njejten bindje me ta, por s'ka ne dore te permiresoje pa konsensus sistemin", - u shpreh dy dite me pare kreu i PS-se, Edi Rama.
Deklaratat e drejtuesve te PS qe "zemeruan" aleatet
Reagimi i ashper i aleateve te Partise Socialiste ka ardhur jo vetem nga mungesa e rezultateve konkrete per reformen zgjedhore, por dhe nga reagimet publike te drejtuesve te partise me te madhe ne opozite. Fillimisht kane qene deklaratat e kreut te PS-se per nje koalicion te gjere me gjithe shqiptaret, duke nenkuptuar se nuk ka shume rendesi numri i aleateve qe ka ne koalicion. Ne te njejten linje ka qene dhe deputeti dhe Anetari i Kryesise, Ben Blushi, i cili ka deklaruar se Partia Socialiste mund te beje dhe pa aleatet dhe mund te fitoje ne zgjedhje mandatet e duhura. "Mendoj se nje aleance me e gjere me votuesit shqiptare do te na kompensoje aleancat shume me te vogla e shume me te padobishme sot me partite, te cilat kane te drejte te zgjedhin rrugen e tyre ne kete udhetim", - ka deklaruar Blushi nje dite para qendrimit te aleateve kunder PS-se. Po ashtu dhe deklaratat e kreut te PS-se ne lidhje me aleancen me votuesit, pa marre parasysh koalicionet kane bere qe pakenaqesite te rriten edhe me shume ne lidhje me menyren sesi PS po menaxhon koalicionin.