Paketa e ndryshimeve te PD ne Kushtetute
Neni 87
Presidenti te zgjidhet me dy raunde.
Ne raundin e pare zhvillohen deri ne tre votime, ndersa ne raundin e dyte te zhvillohen deri ne dy votime.
Presidenti zgjidhet ne raundin e pare kur ne nje nga tre votimet e tij, njeri nga kandidatet merr jo me pak se 3/5 e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit.
Ne votimin e dyte dhe te trete mund te paraqiten kandidat te rinj.
Kur asnje nga kandidate rinj sipas kushteve te pikes 1 te ketij neni. Kur paraqiten me shume se nje kandidat, votimi zhvillohet midis dy kandidateve qe kane siguruar numrin me te larte te deputeteve propozues.
Ne votimin e katert, President zgjidhet kandidati qe merr jo me pak se tri te pestat e votimeve te te gjithe anetareve te Kuvendit.
Ne rast se edhe pas votimit te katert nuk eshte siguruar shumica e kerkuar atehere Presidenti zgjidhet me shumice te thjeshte.
Neni 93
Dekretet e Presidentit kunderfirmohen nga Kryeministri apo ministri perkates. Me perjashtim vetem ne rast te shperndarjes se Kuvendit.
Neni 104
Kryeministri ka te drejte t'i paraqese Kuvendit, mocion besimi ndaj Keshillit te Ministrave.
Ne rast se mocioni i besimit votohet nga me pak se gjysma e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kryeministri brenda 48 oresh nga votimi i mocionit, i kerkon Presidentit te Republikes, shperndarjen e Kuvendit.
Neni 105
Kuvendi mund te votoje nje mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetem duke zgjedhur me votat e me shume se gjysmes se te gjithe anetareve te tij nje Kryeminister te ri.
Te shtohet ne nenin 149
Prokurori i Pergjithshem ka nje mandat 5-vjecar me te drejte riemerimi
Te shfuqizohet kapitulli 12 i Kushtetutes per KQZ