LSI: Nuk kemi asnje lloj perafrie me PS
Per Levizjen Socialiste per Integrim, ndasite me Partine Socialiste, sa i takon reformes zgjedhore jane mjaft te medha. Ky ka qene reagimi i ardhur dje nga LSI, lidhur me deklaraten e bere nga nenkryetari i Grupit te PS-se, Erion Brace, sipas te cilit propozimet e LSI jane pothuajse te njejta me ato te PS-se, per reformen zgjedhor, me te vetmin ndryshim, konkretisht per listat e kandidateve per deputete. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar i kesaj partie, Edmond Haxhinasto, nuk sheh asnje lloj perafrie mes ketyre dy partive lidhur me propozimet dhe qendrimet mbi kete ceshtje. Sipas tij, propozimet e PS-se sa i takon llojit te sistemit zgjedhor qe do te aplikohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare qendron larg propozimit te LSI-se, e konkretisht per menyren se si kerkohet ndarja e zonave zgjedhore. "Ndryshimet mes dy qendrimeve jane mjaft te medha, si per sistemin zgjedhor ashtu dhe per listat e kandidateve per deputete", theksoi Haxhinasto lidhur me kete ceshtje.