PS: LSI afer propozimeve tona
Oli Xhilaga
Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim paraqiten afer njera-tjetres, lidhur me propozimet per reformen zgjedhore. Ne vete gjykimin e socialisteve, LSI eshte afruar pothuajse krejtesisht qendrimit te tyre per reformen zgjedhore. Nje konstatim i tille u deklarua dje nga vete nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erion Brace, i cili gjate nje komunikimi me mediat vleresoi se ndarja mes PS dhe LSI-se konsiston pikerisht ne llojin e listave zgjedhore, per kandidatet per deputete. "Ne komisionin e Ligjeve eshte depozituar nje propozim te bere per kete reforme edhe nga deputetet e LSI. Ky propozim ne vemendjen time ndryshon vetem ne nje pike qe ka bere PS, thjesht te listat e hapura apo te mbyllura. Pjesa tjeter eshte thuajse e njejte", theksoi Brace lidhur me kete ceshtje.
Sikurse dihet, kampi roze ka formalizuar qendrimin e saj, i cili ka nisur te diskutohet dhe ne Kuvend, ku behet fjale per mbeshtetjen e nje sistemi proporcional rajonal, me lista shume-emerore, dhe ndarja e zonave te bazohet pikerisht mbi ndarjen administrative aktuale.
Levizja Socialiste per Integrim eshte shume afer ketyre propozimeve, pasi ne qendrimin e saj per reformen zgjedhore vihen re tre piketakime me seline roze. Keshtu, ne propozimin e saj ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, LSI shprehet fillimisht pro ndryshimit te sistemit zgjedhor. Se dyti, eshte per nje sistem proporcional dhe se treti eshte per rajonal. Nderkohe qe, ndarja mes tyre qendron ne menyren e ndarjes se zonave zgjedhore. Nga njera ane, PS i bazon ato ne 12 qarqe, ndersa LSI kerkon qe ndarja e zonave zgjedhore te behet mbi bazen e rajoneve, por duke i caktuar ato mbi bazen e nje numri te perafert zgjedhesish. Kesisoj, ardhur ne kete pike, ndarja mes tyre, sa i takon reformes zgjedhore, nuk eshte aq e dukshme, pavaresisht se tashme PS shprehet e vendosur per te mbrojtur deri ne fund draft-projektin e saj per ndryshimet kushtetuese.
Por, nga ana tjeter, ndalur ne deklaratat e fundit te ardhura nga LSI, deputeti socialist, Brace, vleresoi se "me vjen keq te them, por kjo eshte gjuha e nje lufte te ftohte, jo e nje shoqerie te hapur. Kjo eshte gjuha e shekullit te shkuar dhe nuk eshte gjuha e shekullit te ri, eshte gjuha qe ndan dhe nuk bashkon, eshte gjuha e se shkuares dhe jo e te ardhmes. Mbi te gjitha eshte gjuha e nje projekti jo fitues dhe kete duhet ta dine apo ta degjojne mire te gjithe anetaret e LSI".
Propozimi i LSI: Rajone te barabarta
Levizja Socialiste per Integrim ka propozuar nje sistem proporcional, ku ndarja e zonave zgjedhore te behet mbi bazen e rajoneve, por duke i caktuar ato mbi bazen e nje numri te perafert zgjedhesish. Ne amendamentin e paraqitur prej saj, LSI-ja shprehet pro pragut prej 2,5% per partite politike dhe 4% per koalicionet politike. Nderkohe qe ne vijimesi te qendrimeve te saj lidhur me kete ceshtje, Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar qe te percaktohet ne kod dhe korrektimi ne nivel kombetar, me qellim qe vota te shkoje te subjekti politik per te cilin ka votuar elektorati. Por, njekohesisht, kjo parti i ka meshuar me force faktit se ndryshimet duhet te jene pjese vetem e diskutimeve ne komisionin e posacem te Reformes Zgjedhore. E kjo, pasi sipas saj, eshte e nevojshme te behet nje proces ligjor dhe transparent, duke kerkuar qe ndryshimet ne Kushtetute te diskutoheshin si nje pakete bashke me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nga PS duan kohe te shqyrtohen dhe te diskutohen. Madje, ne menyre te panderprere, LSI ka akuzuar per nje marreveshje mes Rames dhe Berishes, lidhur me reformen zgjedhore.