Kriza ideologjike e Partisë Socialiste
Ilda Mara
Partisë Socialiste i ka humbur rruga në oborr...! Me humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Partia Socialiste kapitulloi me ideologjinë e saj. Kongresi i jashtëzakonshëm i saj dhe vakumi i krijuar për zgjedhjen e lidershipit, na vërteton dhe njëherë se tashmë ajo po përjeton një krizë të thellë A është kjo një krizë ideologjike, krizë lidershipi, apo mbase dhe fundi i një politike?
Bojkoti i procesit demokratik
Lideri i Partisë Socialiste (PS) i ka bërë thirrje deputetëve të tij të mos hyjnë në Parlament. Bojkoti i zgjedhjeve dhe kryeneçësia e krerëve të PS-së po e çojnë formacionin politik në qorrsokak. Kjo sjellje e çoroditur do ta mbajë PS-në në opozitë për një kohë të gjatë, nëse brenda formacionit të majtë nuk do të bëhet një analizë e humbjes dhe një reformim i strukturave të saj drejtuese.
Bojkoti i Parlamentit nga PS-ja, së pari, certifikoi për opinionin publik pështjellësinë e situatës në kryesi të PS-së. Lidershipi po shfaq shenja, sipas të cilave do të përdorë bojkotin për reformimin e Partisë Socialiste, dhe në këtë mënyrë të garantojë më shumë vota në garën për kryetar të PS-së. Edi Rama erdhi në PS me flamurin e fitores, drejtoi PS-në me moton e fitores, e sot që rezulton humbja ai s’e pranon! Ky kryebashkiak vizionar, ky artist që tentoi t’i ndërrojë faqen kryeqytetit, duke fituar dhe titullin e kryebashkiakut të botës në vitin 2004, ky lider që bëri të krenoheshin rinia shqiptare me të, sot është strukur pas lojërave të vogla meskine të korridoreve të politikës shqiptare, që s’i kanë aspak hije! Shansi i fundit i Edi Ramës është të fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale sërish Bashkinë e Tiranës, ndryshe me humbjen e tij dhe përçarjen e PS-së do të jetë fundi i vijës së tij politike.
Demokraci direkte apo krizë përfaqësimi?
PS po organizon sërish vullnetarët në mitingje, ka nisur sërish turin e saj për të shpjeguar programin e saj politik nga dera në derë...! Po organizimi i demokracisë së brishtë shqiptare është me një dhomë përfaqësuese, e cila është Parlamenti, ku sovrani popull voton dhe zgjedh përfaqësuesin! Sot Populli ka votuar, dhe ata deputetë duhet të jenë aty ku Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i parashikon të jenë! Këta deputetë, të cilët kanë marrë votën e popullit, nuk e përfaqësojnë atë denjësisht në sallën e Kuvendit, por rinisin fushatë pas fushate. Lufta bëhet në fushë të betejës, dhe fusha e betejës e politikës është Parlamenti! Me injorimin e këtij institucioni apo me vendosjen e kushteve “ad hoc”, Edi Rama dhe dishepujt e tij me dëshirën për të çuar përpara vizionin dhe projektet e tyre po tentojnë të destabilizojnë vendin, por kjo s’është aspak në dobi as të standardeve demokratike dhe as në dobi të popullit shqiptar, vota e të cilit, nëse u vodh nga e djathta, nuk respektohet dhe po shkelet me këmbë tashmë nga Partia Socialiste! PS-në e ka pllakosur një krizë ideologjike! Në fakt, kjo amulli s’ka kapur vetëm PS-në po krejt të majtën shqiptare, e cila e humbi shansin e saj të dilte e bashkuar e të fitonte zgjedhjet. Ilir Meta bëri një tentativë të fundit disa ditë para zgjedhjeve, por lëvizja e tij ra në vesh të shurdhët.
Socializmi, një ideologji në dekompozim
Në shekullin e XXI-të, kur Shqipëria po përmbush kushtet për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Partia e saj Socialiste po ngre barrikada si në shekullin e XIX-të! Kjo është absurde! PS-ja ka humbur ideologjikisht! Cili ishte projekti që i ofroi Partia Socialiste popullit shqiptar? Në politikë, Edi Rama e di mirë se duhen risi të reja, apo mënyra të reja të joshjes së elektoratit apo bazës. Zgjedhjet nuk fitohen vetëm me grupet e biznesit dhe të interesave, por me bazën, e kreu i PS-së ka humbur besim në bazën tradicionale të PS-së. Baza dhe elektorati i majtë shqiptar kanë një qasje tradicionale, të cilën kreu aktual me siguri s’ka mundur ta joshë. Kjo për faktin se në PS ndihet goxha mungesa e aleancave afatgjata, mungesa e një programi politik, dhe një pamundësi për të përballuar një “mjeshtër të politikës”, siç është kreu i formacionit të djathtë, Sali Berisha!
Po ta krahasojmë situatën e Partisë Socialiste Shqiptare me partitë e tjera simotra evropiane, do të na bjerë menjëherë në sy se kjo krizë lidershipi, idesh, hemorragji të figurave të rëndësishme të partisë, janë aktualitet dhe në Francë, në Itali, në Spanjë apo Greqi.
Edi Rama është në trasenë ideologjike të së “majtës kaviar” evropiane apo “e majta e pasur” a në këtë dhjetëvjeçarin e fundit ka anuar nga idetë konservatore të braktisura nga intelektualët mbarë Evropën, duke i shitur ato si ide të majta. E majta shqiptare po përpëlitet në këtë vorbull ideologjike, e cila është në udhëkryq, e që rezultoi vite më parë si dështim, ishte pikërisht, fundi i Blerit, përpëlitjet e PS-së franceze, dilemat e PASOKU-t etj. Socializmi është një filozofi që i ka ardhur fundi e duhet reformuar! Në përgjithësi partitë socialiste s’kanë më një vizion për botën, as doktrinë, as program, ato kanë vetëm demagogji. Asgjë nuk e dallon në ditët e sotme një parti të majtë nga një parti të djathtë, ato kanë të njëjtin qëllim: të fitojnë zgjedhjet! Së pari, vetë koncepti i socializmit është interesi i të gjithëve para interesit të privatit, gjë që në shoqëritë e sotme nuk gjen më vend. Me ritmet që po zhvillohet shoqëria dhe në botën globale që po jetojmë idetë e dikurshme janë tashmë të tejkaluara. E majta ka humbur boshtin e saj kryesor, dhe ideologjinë e saj mbështetëse ajo duhet të gjejë forma dhe ide të reja për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë dhe për të justifikuar ekzistencën e saj politike.
Kjo krizë ideologjie në të cilën ndodhet PS-ja shqiptare, nuk duhet të reflektohet në demokracinë në vend dhe ta mbajë atë peng të problemeve të brendshme të saj, por së pari duhet të bëhet një analizë dhe rishikim të objektivave, në shërbim të interesave të Shqipërisë.